Publikohen masat për ndeshjen me Poloninë, nga hyrja në stadium te rrugët që do bllokohen

11 Tetor 2021, 15:15Sport TEMA

Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit midis Shqipërisë dhe Polonisë, e cila do zhvillohet më datë 12.10.2021, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Me qëllim marrjen e masave gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri – Poloni, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në  ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore,të cilat do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit janë:

– Rruga përreth  stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Faik Konica” rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga Asim Zeneli” rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 18:00, dhe lëvizja e tyre do të garantohet nga Policia, përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojnë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive.

Policia e Tiranës edhe njëherë apelon për tifozëritë e dy skuadrave që të tregojnë qytetari dhe të zbatojnë rregullat dhe ligjin.

3 komente në “Publikohen masat për ndeshjen me Poloninë, nga hyrja në stadium te rrugët që do bllokohen”

  1. sportedashesi says:

    Uroj qe ekipi kombetar te luaj si ne Poloni(bdeshja me e bukur qe ka bere deri me sot)pavaresisht rezultatit te thelle!Gabimi ishte i drejtuesit te ekipit qe mendoi se duke bere presion qe ne minutat e para(a thua se luhej ndeshja ne Shqiperi)ra ne gracken e Polonise qe na u kunderpergjigj rezikshem me kundersulme te shpejta ku solli edhe shpartallimin e mbrojtjes tone fale nje nga lojtaret me te mire ne bote siç eshte Levandovski.Uroj qe mos ka kene harruar kete gabim trashanik qe i kushtoi edhe humbjen e thelle!Edhe kur luhet me San Marinon nuk mund te fillohet loja me presing te kundershatritn sepse sot te gjithe ekipet e kane parimin baze ne loje me qarkullim te sakte te topit ne sektotet e mbrojtjes ,mesfushes e sulmit,ku vetem ne luajm ne menyre idividuale!
    I uroj fat akipit kombetar duke qene i kenaqur qofte edhe me nje barazim qe per ne eshte fitore!Ne te kundert nese hyjne per fitore ata do humbasin sepse ne nuk kemi kapacitet qarkullimi topi ne loje por kushdo merr topin deri ne perplasjen e pare me kundershtarin pa bere loje kolektive fale edhe pergatitjes se dobet te nje trainieri qe eshte poshte nivelit te te pareve pavaresisht rezultatit te marre deri me sot.
    Dikur ne stadium vinte nje tifoz i Tirones (Xakja) dhe deklaronte;Sa here qe bertet tifozeria behet gol!Pra uroj qe tifozet te shenojne edhe kesaj here.Eshte e pafaleshme qe te qendroj ne stol Rei Manaj ku luan ne kampionatin me te bukur te Europes sot per sot!

  2. Albann says:

    Ne stadium s duhet te lejohen njerex te pavaksinuar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje