Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka dhënë një njoftim për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm për të ndjekur ndeshjen kualifkuese për Kupën e Botës, Katar 2022, mes Shqipërisë dhe Polonisë.
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium”, thuhet në njoftimin e federatës.
“Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00. Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit. Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj. Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.”
“Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme”, përfundon njoftimi.
Forca Kombëtarja drejt botërorit ! Sytë në ekran dhe mendjen në Tiranë … ! Suksese djemve tanë !
Polaket jane te paralajmeruar gjithe Gladiatoret Shqiptare
do ti shqyejn ne copa asnji sdel i gjalle nga ajo fushe !!!!!!!!!!!
Te prehim shpatat e qendrojme gati per Beteje shoqeruar nga Brohoritjet e Zjarrta
te Uqerve Kuq e Zi qe na Rrethojne ne nji kore Madheshtore por edhe te frikeshem ;
–
qe fillon me shprehjen Krenare Kombetare :
Shqiperi ti me jep Nder ,
me jep emrin Shqipetar
Zemren ti ma gatove
plot me Deshire e me Zjarr ?
–
Fitore )))))))))
Shqiperi – Shqiperi nen Flamurin Kuq e Zi )))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))
(auuu ku-ku, ka me u kall Qielli Shqiptare m’u ndez? sonte ,do jet nji nder ditet me te bukura qe do perjetojme ne kte Arene Gladatoresh )