Suksesi i Kombëtares është afër, kualifikimi shumë larg

12 Tetor 2021, 09:38Sport TEMA

Nga Roland Luçi, ish lojtar i Kombëtares shqiptare

Krahas perçudnimeve te deritanishme qe i kane bere futbollit, me futjen ne kalendarin futbollistik te Liges se Konferences (idiotet e kane pagezuar me kete emer idiot) dhe Liges se Kombeve, mund te thuhet me plot gojen se eshte permbyllur cikli i kthimit te futbollit ne nje industri mafioze.

Nejse, teme e gjere, por dalim te konkretja, ndeshja e madhe e sotme, nje pragsukses apo pragkualifikim?

Jam i bindur qe pjesa dermuese i ngaterrojne keto dy terma, ne saj te xhungles llogaritese.

Ne mund te fitojme sot me Polonine, por per zhgenjimin tone kualifikimi i aqpritur eshte akoma larg.

Europa dergon ne Katar 13 ekipe, 10 fitueset e grupeve, plus 3 te tjera.

10 te renditurat te dytat bashkohen me 2 fitueset e Liges se Kombeve dmth dy fitueset e grupeve me koeficentet me te mire te cilat nuk arrijne te jene te parat ose te dytat e grupeve te tanishme te grupeve kualifikuese te Boterorit. Dmth akoma nuk dihet se cilat jane, pavaresisht se ndeshjet e grupeve te Liges se Kombeve ka nje vit qe jane mbyllur.

Pra duhet mprehur lapsi mire, duhet nje nivel i kenaqshem ne matematike dhe sidomos shume durim te zberthesh se çfare kane pasur ne mend sherr-budallenjte me kete formule.

Ok, u bene 12 ekipe!

Keto ndahen ne tre grupe, luhen dy te ashtuquajtura gjysemfinale dhe nje finale ne nje prej shteteve te seicilit grup dmth sigurisht jo ne Shqiperi.

Tre fitueset e “finaleve” i bashkohen 10 fituesve te gupeve si te kualifikuara per Boteror.

Une me siguri nuk e kam spjeguar si duhet, prandaj per saktesi te metejshme duhen ndjekur spjegimet e specialisteve perkates ne shoqerine shalejashte te gocave vip ne studiot televizive shqiptare.

Varu lesht he per he shaleve, po sukses Kombetares sot, se suksesi ka vlere, pavaresisht se kualifikimi eshte akoma larg, shume larg.

2 komente në “Suksesi i Kombëtares është afër, kualifikimi shumë larg”

  1. Sara says:

    shkrim plot vizion, kulture e dije!!!!

  2. agron-agron says:

    Fitorja sot do te ishte fantastike,po mire bere qe i ule perseri shqiptaret me kembe ne toke,se desh fluturuan me presh.
    Ky eshte nder te rrallet ish-futbolliste qe ka intelekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje