Shqipëria merr një lajm negativ pak orë përpara startit të ndeshjes së rëndësishme ndaj Polonisë.
Mesfushori kuqezi Klaus Gjasula dyshohet si i infektuari i radhës me COVID-19, teksa po kryen dhe testet e fundit.
Një lajm i keq për Kombëtaren teksa Edi Reja është me “dhimbje koke” pasi ka humbur nga një lider për çdo repart, Gjimshiti i cili u dëmtua në krah dhe u kushtëzua që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, Sokol Cikalleshi në majën e sulmit rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe sëfundmi Gjasula në mesfushë që dyshohet të jetë i infektuari i radhës në kampin kuqezi.
Shqipëria do të luajë sonte ndaj Polonisë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.
Pun vetem Gjimshiti prish se mbrojtia esht kryesore , te tjeret zevendesohen , nje gje me çudit po ekipin Polak nuk e ze kovidi apo nuk tregojn ata.
Djema te fitosh me Polonine pa 5 lojtare te 11-shit te pare, do ishte nje heroizem i vertete.
Mungesa e Abrashit dhe Gjasules, e ben kartonin e verdhe te Çekiçit ne Hungari plumb te rende. Tani e kemi mesfushen si kullese.
Polonia vjen e fresket fare pas nje ndeshje si stervitje.
Gjithsesi, sido qe te shkoje ky eshte nje grup te rinjsh qe premton shume.
Pika me e dobet, paradoksalisht po behet ajo qe ka qene gjithmone pika me e forte e Kombetareve tona: PORTIERI.
Nese Strakosha vazhdon dhe humbet formen cdo vit, jemi ne hall pasi kemi vetem nje portier: Berisha, dhe ky 33 vjec dhe hyn ne fazen mbyllese te karrieres.
Forca Kuqezinj !!!