Igli Tare për mediat polake: Shpresoj se Shqipëria do të fitojë

12 Tetor 2021, 16:00Sport TEMA

Legjenda e Shqipërisë dhe drejtori sportiv më i mirë në Itali, Igli Tare, ka komentuar për mediat polake ndeshjen e “Air Albania”.

Figura e njohur e Kombëtares është shprehur se kuqezinjtë kërkojnë grupet e Botërorit.

Gjithashtu Tare është shprehur për “Prezglad Sportoëy” se lojtari i tyre, Zielienski, nuk ka ambicie për të shkuar larg në karrierë dhe nuk po i merr më të mirën vetes.

“Të gjithë po e presin mbrëmjen. Stadiumi do të jetë i tejmbushur dhe tifozët do të përkrahin Shqipërinë. Ne shpresojmë se Shqipëria do të fitojë dhe pas Play Off, do të shkojmë në Botëror për herë të parë.

Gjithsesi, presioni është te ju se jeni favoritët për vendin e dytë.

Zielinski? Mesfushori i madh që mund të luajë në nivele të larta. Nuk e di edhe vetë Zielienski sesa i mirë është. Është djali i thjeshtë që nuk ka ambicie për nivelet më të larta”, tha Tare.

1 komente në “Igli Tare për mediat polake: Shpresoj se Shqipëria do të fitojë”

  1. Arek says:

    Nuk mbeti njeri pa u quajtur “Legjendë” në sportin shqiptar. Igli Tare ka qenë një futbollist afër mesatares dhe kaq. Pastaj po “stadiumi i tejmbushur” çfarë do të thotë, do hipin njerëzit edhe mbi çati? Urime kombëtares!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje