Nga Naim Doda, Firenze Itali
Edhe pse kanë kaluar vetëm katër javë që nga fillimi i kampionatit të Kategorisë superiore, ekipi i EGNATIA-as e sheh momentalisht veten në mesin e tabelës së klasifikimit.
Dhe kjo falë fitores së fundit në “Arena EGNATIA “përballë Kastriotit, që i kapërcen numerikisht vlerat e një trepikëshi. Dhe arrihet në një moment ku të gjithë ekipet luhaten në një ekuilibër forcash dhe rezultatesh.
Në pamje të parë duket sikur skuadrat i “ruhen “njëra-tjetrës, ndofta pse jo i “studiojnë “kundërshtarët e tyre.
Po ti bëjmë një parakalim viteve sportive të këtij qyteti në zemër të Shqiperisë do të zbulojmë se fillimet futbollistike ndodhen në “thellësinë” e viteve. Dhe pikërisht në vitin e largët 1934.Dhe që atëherë futbolli i këtij qyteti ka ecur, duke i ngjitur shkallët e viteve futbollistike.
Sa e sa breza kanë djersitur në fushë për ngjyrat e ekipit në vite. Dhe të gjithë këto sakrifica sportive kurorëzohen me pjesëmarrjen e parë në elitën e futbollit shqiptar në sezonin 2004-2005.
Ëndrra që bëhen realitet për një qytet të vogël, por futboll dashës.
Dhe EGNATIA parakalon krenare para viteve, por dhe vitet plot nderim e respekt “rëshqasin “në hapësirën e pafundme kohore, për këtë qytet të vogël.
Por historia vazhdon të lejë gjurmë të pashlyera për Egnatian.
Në fund të vitit 2020,një grup emigrantësh rrogozhinas me banim në Toscana, ITALI marrin përsipër sponsorizimin e librit “EGNATIA NDERI I RROGOZHINËS “,të autorit FATMIR EFICA. Ky grup, me sponsor kryesore FERDI AVDIU, ka vite që financojnë dhe mbështesin dhe sot skuadrën e tyre të zemrës.
Me këtë libër, që do ta kishin zili shumë skuadra të Superiores dhe jo vetëm, janë krenare të gjithë futbolldashësit rrogozhinas
Në sezonin 2020-2021,falë punës ambicioze të Presidencës së re, ekipi shpallet kampion i kategorisë së parë, duke u kthyer në elitën e futbollit mbas 17 vitesh.
Dhe qershia mbi tortë është stadiumi i ri me standarde të kohës, “ARENA EGNATIA “,që u ndërtua në kohë rekord, 5 muaj,me një kapacitet prej 2400 vëndesh. Fusha e mbjellur me farën Bermuda, më cilësorja për standartet e fushave. Puna vazhdon në faza të tjera për këtë stadium.
Dhe sot kemi një EGNATIA me një projekt serioz, duke filluar me riorganizimin e të gjithë strukturave drejtuese, trajnuese dhe përzgjedhja e një grupi të mirë futbollistësh. Skuadra është ndërtuar për të qenë konkuruese dhe me objektivin Europa League Play-off-shprehen drejtuesit e klubit.
Mosha mesatare e skuadrës është 27 vjeç.
Objektivat janë pjesë e një projekti, i cili punohet me shumë kujdes për të qenë afatgjatë.
Drejtuesit e klubit besojnë çdo ditë në Objektivin që kanë dhe punojnë me shumë seriozitet për këtë projekt.
Po neve sportdashëve çfarë na mbetet,Të mbështesin përherë ashtu siç kemi bërë gjithmonë ndër vite. Kjo skuadër duhet mbështetur dhe ka nevojë për për të gjithë ne, përfshirë dhe të gjithë rrogozhinasit në diasporë.
EGNATIA NË ZEMRAT TONA
?????
Përshëndetje skuadrës “Egnatia”. Urime dhe suksese.
Më gëzon fakti që kjo skuadër vite mbas vitesh, në saje të vullnetit dhe dëshirës për t’u dhënë kënaqësi qytetarëve të Rrogozhinës, ka rritur nivelin cilësor të lojës dhe mbas shumë vitesh rrjeshtohet me skuadrat e mëdha. Arrihet ëndrra e atyre djemve tê saj që dikur në vitet 1953-1954 arritën të krijonin skuadrën, që rrjedhojë e vullnetit të tyre dhe dashamirësve të futbollit e pagëzuan me emrin “Vullneti”. Ishin vite kur nuk luhej ne trajner, as me dhoma xhveshjeje e veshjeje, as me ujë për dushe, këpucë sportive jo dhe jo, por me atlete prej llastiku. Fillimisht ndeshjet luheshin me dy kundërshtarë të të njëjtit qytet, mes tyre. Më pas filloi shtrirja me skuadrat e kooperativave bujqësore si me atë të Divjakës, Lekajt, etj. deri sa arriti të ndeshej edhe me të rinjtë e “Besës”.
Sot lexoj në shkrimin e mikut tonë Naimit që ajo skuadër është ngritur cilësish dhe renditet mes skuadrave më të mira të Shqipërisë. Urime dhe zemra më gufon për këtë arritje. Të nderuar futbollistë dhe drejtues tê skuarês “Egnatia”, mos u tërhiqni nga madhësia numerike e qyteteve me skuadra të nivelit të lartë. Nuk është madhësia, por vullneti, cilësia dhe dëshira për të luajtur sa më mirë për të gëzuar sportdashësit e qytetit tuaj dhe gjithë komunitetin, po ashtu dhe për të ndikuar cilësisht në garat ndeshëse me skuadrat e niveleve të larta. Unë ju uroj suksese, gjithnji e më shumë. Luftoni vetkënaqësitê, sepse keni hyrë në radhët e më të mirëve dhe që të mbahet niveli do përpjekje, vullnet dhe dashuri për skuadrën, për ju, për njëri me tjetrin. Urime të përzëmërta.
Fahri Dahri.- Ish banorë, nxënës, pjestar i skuadrês “Vullneti” dikur dhe punonjës i Nish-vaj sapunit Rrogozhinë.
Itali, më 17/10/2021.-