Shqipëri-Poloni, mbyllet në barazim pjesa e parë e ndeshjes

12 Tetor 2021, 21:32Sport TEMA

Kanë përfunduar 45- minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Poloni, e vlefshme për eleminatoret e kampionatit Botëror.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, me një Shqipëri që ka zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë duke pasur raste të arta për shënim.

Për tu theksuar është atmosfera e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit “Air Albania” nga ana e tifozave kuqezi të cilët po i japin një përkrahje të madhe lojtarëve.

Rreth 22 mijë tifozë janë të pranishëm në stadium në mbeshtetje të Shqipërisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje