Formacionet zyrtare: Reja befason me titullarët, Broja mbetet sërish në stol

12 Tetor 2021, 19:37Sport TEMA

Trajneri Edy Reja ka shuar enigmën e formacionit zyrtar. Trajneri italian ka zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë dhe i detyruar nga mungesat e shumta ka bërë edhe ndryshime në 11-shen titullare duke surprizuar jo pak.

Duke nisur nga mbrojtja ku Veseli zëvendëson Gjimshitin edhe në mesfushë ka ndryshime thelbësore ku Ramadani dhe Odise Roshi janë zgjedhur si titullarë, një surprizë e madhe kjo pasi në stol ka përfunduar Nedim Bajrami.

Edhe sulmi nuk është ai që pritej me Brojën por trajneri ka zgjedhur dyshen Uzuni-Manaj me Brojën gati për t’i zëvendësuar.

 

2 komente në “Formacionet zyrtare: Reja befason me titullarët, Broja mbetet sërish në stol”

  1. Taulant says:

    Formacioni me i mire i mundshem! Brojen edhe mund ta fuse nga fundi i pjeses se dyte nese jemi ne barazim apo ne humbje.

  2. Genci Shkupi says:

    Nuk befasoi, e thash në koment të artikullit të Mustafa Nanos për Brojën se nuk do e fuste në këtë ndeshje. E tha Reja pas lojës me Hungarinë se fut lojtarët në sulm që bëjnë pressing e sipas tij Broja nuk është i tillë….PFFFFFF Italian mo !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje