Kosova ka shkarkuar trajnerin Bernard Challandes. Në një konferencë për shtyp krah presidentit të FFK, Agim Ademi, zviceriani ka treguar se është i pikëlluar për këtë gjë, teksa ka falenderuar të gjithë. 70 vjeçari u ul në stolin e Dardanëve në 2 marsin e 2018.
“Jam i pikëlluar që kemi ardhur në këtë ditë, në fillim punova me të ndjerin Vokrri dhe më pas Ademin. Kemi bërë gjëra të mira me futbollistët dhe ka qenë një gjë e mirë puna me ta.
Kam kaluar momente të bukura falë edhe bashkëpunimit.
Dua të falenderoj të gjithë drejtuesit, lojtarët dhe tifozët.
Nga kënaqësia e madhe erdhëm në ditën që duhet të them se është një pikëllim për kaq kohë që kaluam bashkë”, tha Challandes mes të tjerash.
Humbja e djeshme me Gjeorgjinë në Prishtinë, i ka vënë vulën shkarkimit.
Nuk e meritonte shkarkimin.Kosova krijon raste por nuk shenon.Kjo eshte mungese e talentit ne ekip dhe jo pasoje e zgjedhjeve te gabuara te trainierit.