Sulmi me shigjeta në Norvegji, autori u konvertua në mysliman

14 Tetor 2021, 19:00Bota TEMA

Një 37-vjeçar danez, është autori i sulmit me shigjeta që la të vrarë të paktën 5 persona e plagosi dy të tjerë, në qytetin norvegjez të Kongsberg. Lajmin e bëri të ditur policia, e cila sqaroi se kishte arrestuar të dyshuarin.

Për 34 minuta, agresori i armatosur me shigjeta me hark, shënjestroi qytetarë të rastësishëm në disa skena  krimi; një supermarket; një zonë rezidenciale dhe një konvikt. Mes të plagosurve është edhe një polic, i cili ishte jashtë shërbimit në momentin e sulmit. Ende i paqartë motivi i ngjarjes, ndërsa policia nuk përjashton se mund të bëhet fjalë për terrorizëm.

“Fatkeqësisht mund të konfirmoj se 5 persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur; mes të cilëve edhe një polic jashtë detyrës. Rreth orës 18 e 30 minuta policia mori një sërë telefonatash lidhur me një person që lëvizte në qendrën e Kongsberg, i armatosur me shigjeta me hark.  Menjëherë më pas, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të dyshuarin. Nuk e dimë ende nëse është një sulm terrorist, apo politik”, tha shefi i Policisë.

Sipas policisë, agresori i identifikuar si Rainer Winklarson mendohet të ketë vepruar i vetëm. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se i dyshuari kishte njoftuar se donte të vriste njerëz, përmes një videoje të postuar në kanalin e tij në You Tube, ku siç thuhet, ka treguar edhe aftësitë e tij në hedhjen e shigjetave me hark. Në Norvegji, është ende e gjallë frika për sulme të ekstremit të djathtë.

10 vite më parë, Anders Behring Breivik, vrau 77 vetë gjatë një tubimi të të rinjve laburistë në ishullin e Utojës, dhe një sulmi tjetër në Oslo.

1 komente në “Sulmi me shigjeta në Norvegji, autori u konvertua në mysliman”

  1. Ganiu says:

    Mos tju vije cudi qe ndodhin gjera te tilla te shemtuara ne shtetet skandinave …..e kane ksenofoben dhe racizmin ndaj te huajve ne gjak , nuk i duan te huajt ,keta jane racista para se Hitleri te vinte ne fuqi …..nuk eshte e rastit qe ne radhet e skuadroneve vdekjeprures te sutsstaffel ishin te mbushura plot e perplot me suedeze , norvegjeze dhe daneze ….dhe ishin nder me te egrit ,ishin nga te paret qe ju pergjigjen pozitivisht dhe vullnetarisht thirjes se Hitlerit dhe Himlerit per krijimin e reparteve vdekjeprurese SS….egersia e SS suedeze kalon cdo lloj fandasie …….me pak fjale veprimet e ketij krimineli nuk jan te rastit , por eshte nje botkuptim i hershem mbi ardhjen e te huajve ne trojet e tyre , eshte rjedhoje e nje urejtjeje te brumosur vite e vite me pare ……..shikoni kafshen Adres Breivik , akoma i pameshirshem dhe pabindur mbi gjakderdhjen dhe shuarjen e jetes te me mbi 77 personave liridashes ……nese gjermanet ecfaqin hapur ndjenjat e tyre ndaj te huajve , skandinavet te lene pershtypjen se jane shume te dashur me ta , vec brenda tyre fshihet nje perbindesh , fshihen ndjenja te tmershme ksenofobe ….dhe i cfaqin ato pa hezitim shpesh here deri ne ekstrem ……..gershetimi i ligjit light ndaj krimeve te shemtuara dhe racizmit shekullor perbejne nje kokteil vdekjeprures …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje