FDA miraton dozën e dytë të vaksinës Johnson & Johnson

16 Tetor 2021, 12:46Bota TEMA

FDA ka miratuar dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19  Johnson & Johnson. Ky vendim vjen pas polemikave se një dozë e vaksinës është më pak efektive sesa mendohej më parë.

Paneli me 19 anëtarë  FDA-së votoi njëzëri të premten për të rekomanduar një goditje të dytë për rreth 15 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara që kanë marrë dozën e parë të vaksinës J&J.

Një ditë më parë, paneli rekomandoi një dozë të tretë të vaksinës me dy doza Moderna, dhe më parë miratoi dozat përforcuese të Pfizer-BioNTech .

Zyrtarët e J&J i thanë panelit këshillues të premten se doza e dytë do të ndihmonte në rritjen e mbrojtjes imune të njerëzve duke filluar dy deri në gjashtë muaj pas dozës së tyre të parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje