FOTOT: Protestuesit futen me dhunë në godinën e Departamentit të Punëve të Brendshme, policia përdor shkopa gome dhe pistoleta elektrike

16 Tetor 2021, 17:20Bota TEMA
FOTOT: Protestuesit futen me dhunë në godinën e Departamentit

Më shumë se 100 aktivistë që kërkojnë marrjen e masave drastike për të luftuar ndryshimet klimatike u arrestuan në Uashington, pasi u futën me dhunë brenda godinës së Departamentit të Punëve të Brendshme. Skenat kaotike në kryeqytetin amerikan risollën në kujtesë protestën e dhunshme të 6 janarit në godinën e Kapitolit.

Një zëdhënëse e institucionet tha se grupi i protestuesve u fut deri në hollin kryesor, ndërsa policia u përlesh me ta jashtë godinës, duke përdorur shkopinj gome dhe pistoleta elektrike. Sipas vetë anëtarëve të grupit të quajtur “Njerëzit kundër Karburanteve” ishin arrestuar 55 vetë. Pamjet e futjes së tyre brenda godinës u publikuan nga gazetarja e “Washington Post”, Ellie Silverman.

Protestues të tjerë u lidhën te hekurat mbrojtëse të Shtëpisë së Bardhë si dhe dëmtuan statujën e ish-presidentit Andreë Jackson në “Lafayette Park”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje