I diplomuar në Touluzë, në ’44 denoncoi komunizmin në 'Majestik' të Korçës: Historia e panjohur e juristit që vuajti 15 vjet burg dhe punoi karrocier

17 Tetor 2021, 09:19Dossier TEMA
I diplomuar në Touluzë, në ’44 denoncoi komunizmin në

Dashnor Kaloçi 

Publikohet historia dhimbshme të Fetih Selenicës me origjinë nga Kolonja, i cili në periudhën e Monarkisë së Zogut u diplomua për Drejtësi në Francë dhe më pas punoi si gjyqtar në rrethe të ndryshme të vendit. Si e denoncoi ai komunizmin në kinemanë “Majestik” të Korçës në vitin 1944, para intelektualëve të atij qyteti, hakmarrja e komunistëve ndaj tij sapo erdhën në pushtet dhe debati në gjyq me prokurorin e tmerrshëm Nevzat Haznedari ku e dënuan me 15 vite burg dhe peripecitë e familjes nëpër internime ku i vdiqën dhe dy prindërit e moshuar nga uria.

Referati që mbajti babai im Fetih Selenica, me intelektualët korçarë në vjeshtën e vitit 1944, në kinemanë “Majestik” të qytetit të Korçës, të cilin ai e mbylli me sentencën “S’kam ç’e dua trimërinë, kur s’e kam për Shqipërinë”, u bë dhe shkaku kryesor që komunistët e arrestuan atë menjëherë, sapo erdhën në pushtet dhe e dënuan me 15 vite burg politik”. Dëshmon për Memorie.al Nimfa Selenica, e cila rrëfen gjithë historinë e dhimbshme të babait të saj Fetih Selenicës, që ishte diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Touluzë të Francës dhe u arrestua nga komunistët, që pas ardhjes së tyre në pushtet. Kush ishte Fetih Selenica, cila ishte e kaluara e tij dhe çfarë tha ai për komunizmin në referatin që mbajti me intelektualët korçarë, në vjeshtën e vitit 1944, në kinemanë “Majestik” të Korçës? Si u dënua ai me 15 vite burg politik nga regjimi komunist në fuqi dhe si mundi që ta nxirrte nga burgu pamfletin politik të titulluar “Më i ftohtë se akulli”. Çfarë shkruhej në atë pamflet dhe përse komunistët pas daljes nga burgu e lanë Fetiun të punonte si karrocier dhe në kanalet e Myzeqesë ku ai dhe vdiq në moshën pesëdhjetë e pesë vjeçare në vitin 1961?

Fetih Selenica, lindi më 27 prill të vitit 1906, në fshatin Selenicë të Pishës që asokohe përfshihej në nën prefekturën e Kolonjës. Familja e tij ishte mjaft e varfër dhe i ati Novruz Selenica, ka qenë shumë i njohur si pjesëtar i çetave të komitëve, që asokohe luftonin kundra pushtuesve osmanë ashtu dhe më pas me çetën e Themistokli Gërmenjit. Pasi familja e tij u shpërngul për në qytetin e Korçës, Fetiu u regjistrua dhe vazhdoi Liceun francez të atij qyteti, të cilin e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1927. Lidhur me këtë periudhë, e bija e tij Nimfa, dëshmon: “Pas mbarimit të Liceut, babai u emërua si mësues në disa fshatra të Korçës, ku ai punoi deri në vitin 1932. Në atë vit babait ju aprovua kërkesa për të ndjekur studimet e larta jashtë dhe Ministria e Arsimit të asaj kohe i akordoi një bursë shtetërore për Jurisprudencë në Universitetin e Touluzës në Francë. Gjatë atyre tre viteve që babai vazhdoi studimet pranë atij fakulteti, ai kishte miqësi të ngushtë me Manol Konomin dhe studentë të tjerë shqiptarë që studionin asokohe në Francë, si Epimanonda Bulka, Nedim Kokona, Rexhep Bako, Mehmet Babamusta, Namik Jusufati, Xhemal Kadiu etj. Pas diplomimit në Universitetin e Touluzës në vitin 1934, babai u kthye në Shqipëri dhe u emërua si gjyqtar në disa rrethe të vendit si në Vlorë e Kavajë dhe më pas në qytetin e Korçës ku ai shërbeu si Kryetar i Gjykatës së Faktit. Korça ishte qyteti i parafundit ku babai e mbylli karrierën e tij të shkurtër si jurist, sepse në vitin 1943 kur italianët njohën Shqipërinë Etnike, ai punoi për afro një vit si gjyqtar në qytetin e Tetovës. Nga viti 1934 e deri në vitin 1944 që babai shërbeu si anëtar dhe Kryetar Gjykate në këto qytete, ai njihej dhe konsiderohej nga të gjithë si jurist i përgatitur dhe njeri i pakompromentueshëm.

Denoncon komunizmin në “Majestik”

Fetih Selenica, ishte një njeri me bindje nacionaliste dhe një antifashist i vendosur. Nisur nga ky fakt, gjatë periudhës së pushtimit italian të vendit, ai u përndoq prej tyre dhe mezi shpëtoi pa u burgosur kur shërbente në Gjykatën e Paqtimit në Tiranë. Po kështu ndonëse Fetiu nuk u përzje në asnjë forcë politike të asaj kohe, ai ishte dhe një antikomunist i vendosur. Lidhur me këtë, e bija e tij Nimfa dëshmon: “Idetë dhe bindjet e tija antikomuniste babai i shprehu hapur në një takim që u mbajt me intelektualët korçarë në fundin e vitit 1944 në kinemanë “Majestik” të qytetit të Korçës. Në atë takim ku merrnin pjesë pothuaj e gjithë ajka e intelektualëve korçarë, babai mbajti një referat të gjatë për rrezikun komunist që i kanosej vendit, duke e shpjeguar filozofinë e asaj doktrine që nga krijimi i saj dhe tmerret që kishte shkaktuar ajo sidomos në Bashkimin Sovjetik. Në fund të fjalës së tij ai tha: “S’kam ç’e dua trimërinë, kur s’e kam për Shqipërinë”. Aludimi i kësaj sentence që përdori babai në fund të referatit të tij, ishte më se i qartë për të gjithë të pranishmit që ishin në atë sallë. Ai donte tu tregonte atyre se lufta që po bënin komunistët ishte e tradhtuar dhe se udhëheqja e Partisë Komuniste ishte e gjitha nën urdhrat e komunistëve jugosllavë që luftonin për aneksimin e Kosovës. Nga disa miq të ngushtë të babait, kam mësuar se referati që ai mbajti në kinemanë “Majestik” u prit mjaft mirë nga të gjithë të pranishmit të cilët e duartrokitën gjatë atë”, dëshmon Nimfa Selenica për babanë e saj, Fetiun i cili në fundin e vitit 1944 e denoncoi ashpër rrezikun komunist që po i kanosej Shqipërisë.

Arrestimi dhe dënimi 15 vjet burg

Ajo fjalë që mbajti juristi Fetih Selenica atë pasdite vjeshte në takimin me intelektualët korçarë në kinemanë “Majestik”, do t’i kushtonte atij shumë shtrenjtë. Atë gjë komunistët nuk ia harruan dhe sapo erdhën në pushtet e arrestuan menjëherë Fetiun, duke ia atribuar atë si akuzën kryesore. Pas disa muajsh hetuesie, gjyqi kundër tij u zhvillua më 17 nëntor të vitit 1945, po në kinemanë “Majestik” të qytetit të Korçës, nga Këshilli Gjyqësor Ushtarak i përbërë nga Kryetari K. Prifti, me anëtarë P. Nadedhi e M. Muço dhe Prokuror Nevzat Haznedarin. Midis të tjerave në atë proces gjyqësor, ndërmjet Fetih Selenicës dhe prokurorit Nevzat Haznedari, u zhvillua ku debat:

Haznedari: “Përse shkove në Tetovë?”

Selenica: “Se atje nuk do të më ndiqnin italianët”. Haznedari: “Cilën quani Shqipëri Etnike?”

Selenica: “Atë që zgjeruan italianët”.

Haznedari: “Kush e ka ndjekur këtë politikë?”

Selenica: “Balli Kombëtar”.

Haznedari: “Pse ke folur për Shqipëri të Madhe?”

Selenica: “Jo, as e kam propaganduar?”

Haznedari: “Kur ke hyrë në Ballin Kombëtar?”

Selenica: “Nuk kam ndëruar parti politike. Faslli Frashërin dhe Dhimitër Fallon i kam njohur si miq dhe nuk kam pasur lidhje politike me ta”.

Haznedari: “E ke luftuar Okupatorin?”

Selenica: “Po”.

Haznedari: “Të mbash konferenca në sallën “Majestikut” me bajonetat gjermane dhe të pretendosh kundra okupatorit, është luftë e okupatorit? Ke mbajtur konferencë në “Majestik”?”

Selenica: “Po, me temën “S’kam ç’e dua trimërinë, kur s’e kam për Shqipërinë”.

Haznedari: “Kjo konferencë ishte në interes të popullit?” Selenica: “Po”.

Si përfundim Fetih Selenica u dënua me 15 vjet burg politik nga ajo gjykatë ushtarake nën akuzën e bashkëpunimit me organizatën e Ballit Kombëtar. Lidhur me dënimin e Fetiut, i bija Nimfa dëshmon: “Pas arrestimit të babait në Korçë, na erdhën e na sekuestruan të gjitha plaçkat e shtëpisë tonë që e kishim në dalje të qytetit atje ku fillon rruga për në Boboshticë. Po kështu atë ditë na sekuestruan dhe të gjitha librat e bibliotekës shumë ta pasur që kishte babai, duke marrë dhe ato që kishim shpërndarë nëpër komshinjtë tanë. Pas arrestimit të babait, u arrestua dhe u dënua me tetë vjet burg dhe i vëllai i tij Tahir Selenica. Në atë kohë pas arrestimit të tyre ne mbetëm në gjendje të mjeruar ekonomike, pasi kishim dhe dy prindërit e babait në shtëpi, të cilët ishin në moshë të thyer. Për të shpëtuar nga uria, (sipas porosisë së babait) nëna na mori ne fëmijët e vegjël dhe erdhëm në Tiranë tek daja jonë Kujtim Ismailati. Pak kohë pas largimit tonë, (në vitin 1947) dy prindërit e babait vdiqën në mjerim të thellë njeri pas tjetrit, pasi nuk kishin me se të ushqeheshin”, kujton Nimfa Selenica vuajtjet e familjes së saj, pas arrestimit të babait në vitin 1945

Internimi në Myzeqe

Fetih Selenica e vuajti dënimin në kampet e tmerrshme të Burrelit, Maliqit, Vloçishtit, Bedenit etj. Lidhur me këtë periudhë, e bija Nimfa dëshmon: Gjatë atyre njëmbëdhjetë viteve, nëna jonë e ndoqi nga pas babanë duke i çuar ndonjë trastë me ushqime në të gjitha kampet e burgjet që e dërguan atë. Babai na tregonte se tmerrin më të madh e kishte kaluar në kampin e Vloçishtit ku punonin në ujë në mes shushunjave. Gjatë gjithë periudhës së dënimit, babai u muar me shkrime dhe ai mundi që të nxirrte nga burgu katër fletore të trasha. Aty ai kishte mbajtur shënime të ndryshme dhe kryesisht kishte mbledhur folklor e kishte shkruar mbi jetën e zakonet e krahinave të ndryshme të Shqipërisë, të cilat i kishte mësuar nga goja e të dënuarave që kishte pasur në ato kampe dhe burgje. Por ajo që vlen për t’u përmendure, është pamfleti politik i titulluar “Më i ftohtë se akulli” të cilin babai e ka shkruar në vitin 1947. Atë pamflet ai e nxori nga burgu duke e futur në astarin e xhaketës dhe gjatë viteve të regjimit komunist, atë e ruajti daja jonë Kujtim Ismailati. Babai u lirua në vitin 1955 dhe pas daljes nga burgu atë e futën në punë si karrocier në Uzinën “Partizani” ku ai punoi për dy vjet. Pas dy vjetësh, në vitin 1957 ne na internuan në fermën “Çlirim”, të Fierit ku babai punoi si bujk në bujqësi deri në 24 maj të vitit 1961, kur vdiq nga një atak në zëmër.

“Më i ftohtë se akulli”, pamfleti i Selenicës kundër komunizmit që e shkroi në ’47-ën kur ishte në burg dhe mundi ta nxirrte që andej

O magnet, e fortë është fuqia jote tërheqëse mbi metalet, por më e fortë është fuqia tërheqëse e komunizmit mbi mendjet e papjekura. Ti, me fuqinë tënde tërheq vetëm metalet dhe këta të vijnë pas pa kundërshtim sipas ligjit fizik. Komunizmi, me demagogjinë e tij të bukur, me fanarin e tij magjik, me premtime që kalojnë çdo dëshirë, gjurmon në errësirë ambiciozët, aventurierët, njerëzit e lindur kriminelë, pesimistët, disa naivë të rinj e të reja i fut në kullën e tij të ndritshme të hekurt, u mbyll derën e daljes njëherë e përgjithmonë, u rrëmben ndjenjat e mira që mund të kishin, u zhduk shpirtin, u forcon trupin, u mbush mendjen me ëndrra të bukura ambicioze, i armatos me thikë me helm dhe pastaj, të mobilizuar i ndërsen kundër njerëzve të tjerë, që duan të mbrojnë lirinë, ndjenjat humanitare, burrërinë, nderin, familjen, Atdheun, fenë, zakonet, punën e tyre dhe frytin e saj. Dhe me flamurin fallco të punëtorit e të bujkut, me parullën e diktaturës së punëtorëve, mban diktaturën e pak vetëve, zhduk çdo gjë të shenjtë e të vjetër të njeriut, grabit pa fre çdo gjë që i pëlqen për të majmur krerët udhëheqës, var në hu e në litar ose varros të gjallë nëpër kanale ata që nuk i duhen dhe të tjerët i lidh me prangat e urisë dhe të ftohtit, për t’i përdorur si kafshë pune nëpër mure kineze, në piramida egjiptiane dhe nëpër kanalet e hidrocentraleve ruse gjersa të vdesin. Ata më me fat që i shpëtojnë rrebeshit, i përplas nëpër birucat e ftohta me çimento, pa dritë, pa zjarr, me një racion buke të thatë, në pritje të japin shpirtin ligjërisht me proces-verbalin e drejtorit të burgut. Por një pjesë e këtyre të “privilegjuarve” në vend që të vdesin, çelnikosin më shumë vullnetin e tyre, duan të rrojnë dhe rrojnë. Duan të rrojnë se mendojnë familjet e tyre që vuajnë në kampin e torturave të ndryshme materiale dhe morale: duan të rrojnë si idealistë dhe mendojnë Atdheun e përbuzur prej vetë shqiptarëve të skllavëruar, duan të mbrojnë qytetërimin njerëzor mijëravjeçar dhe atë që është më e shtrenjtë për çdo njeri, lirinë, frymën e jetës. Atyre nuk u bën përshtypje tortura nga të ftohtit, ata rrojnë me frymën e shpresës. Jashtë burgut në mure çimentoje, diktatura duhet mbajtur në burgun e madh të popullit, diktatura duhet mbajtur se populli duhet të punojë aq sa t’i mbetet kocka dhe lëkura, të ushqehet aq sa mund të qëndrojë në këmbë, sepse kush punon ha aq sa i caktohet.

Diktatura duhet të mbahet me çdo kusht, duhen mishra të reja, viktima të reja kampe dhe burgje të rinj. Në komunizëm çdo gjë është e realizueshme. Në qoftë se “qentë reaksionarë” që janë nëpër burgje kanë shpresë jete dhe shpëtimi, kundër tyre duhen të gjenden forma të reja dhe novatorët shpërblehen. Të dehur prej urrejtjes artificiale, të entuziazmuar prej gradave dhe dekoratave, të etur për grabitje të tjera, sulmojnë kush e kush të fitojë i pari. Hapen procese të tjera dhe natën vonë fillon zhurma e motorit për të mbuluar britmat e torturave. Druri, shqelmat, kamxhiku, prangat me vidha, ndrydhja e mishrave me pincë, varja në gozhdë, tortura e morrit në kokë, ajo e korrentit elektrik nuk përdoren më. Duhen gjetur mënyra të tjera të reja të vazhdueshme për të mos patur krizë në realizimin e normës së përditshme si nga polici ashtu dhe nga hetuesi. U çudit burri në ngricërimën e janarit lakuriq në birucën prej çimentoje, se si ujët e ngrirë nën këmbët e tija të zbathura, ai ujë që xhelati novator ja hodhi mbi trupin lakuriq nuk u bë një pjesë kompakte me trupin e tij, por rrodhi nga trupi dhe e përplasi atë në çimento pa ndjenja dhe vajti e u bashkua nën këmbët e tij me truallin po aq të ftohët. Kur u përmend, u habit që e ndjeu veten gjallë. Dridhej i tëri si purteka në furtunë, kërciste dhëmbët nga të ftohtit dhe hidhej në çimento për t’u ngrohur pak. Kujtoj disa mjekë që kanë vizituar të burgosurit, jo për tu ardhur në ndihmë mjekësore, por për të konstatuara gjendjen e tyre, që kanë thënë se të burgosurit i kanë përmbysur ligjet e shkencës mjekësore dhe bëjnë përjashtim. Në të vërtetë një pjesë e tyre nuk kanë mundur të rezistojnë, ndërsa një pjesë tjetër në kushtet që ka jetuar, duhej të mbaronte medoemos, por vazhdonte të ishte ende në këmbë. Çimentoja është e ftohtë, thotë mëndja e tij, duke u dridhur gjithnjë. Por jo! Akulli është më i ftohtë se çimentoja. Dimri në Siberi është më i ftohtë se akulli. Nuk duhet të harrojmë se dielli i verës do ta shkrijë diellin e Siberisë dhe drita e së vërtetës dhe e Lirisë do të ndriçojë. Magneti do të mbetet magnet, kurse komunizmin do ta shkrijë dielli i qytetërimit njerëzor. Si ndër shumë epoka historike, drita e ka shpërndarë errësirën. Liria dhe drejtësia mposhtin skllavërinë dhe mashtrimin. Drita e së vërtetës dhe e Lirisë do ta verbojë atë që do errësirën dhe do t’i hapi sytë atij që i janë verbuar nga magjia e kullës komuniste. Dhe komunizmi do të tregohet si një ëndërr e llahtarshme!/Memorie.al

19 komente në “I diplomuar në Touluzë, në ’44 denoncoi komunizmin në ‘Majestik’ të Korçës: Historia e panjohur e juristit që vuajti 15 vjet burg dhe punoi karrocier”

  1. Www says:

    Sipas kokës dhe festen!
    Në fund të 1944, të mblidhesh në mes të qytetit të pushtuar nga gjermanët, sigurisht që nuk do flasësh kundër tyre.
    Kaq gomar ka qenë i gjori, sa ende nuk besonte se ishin të tjerët fitimtarët e luftës.

    1. informacion says:

      Kush ishin keta Dhimiter Fallo dhe Faslli Frasheri, “miqte” e Fetih Selenices!? Pra kush ishte edhe vete Fetih Selenica!?
      Lexoni dokumentin origjinal te meposhtem :
      (Letra origjinale e Mitat Frasherit, me firmen e tij dhe me vulen e Ballit, derguar Dhimiter Fallos me 10. 05. 1944, per “Federaten Greqi-Shqiperi” )
      … Kjo marreveshje midis Greqise dhe Shqiperise u pergatit nga nje komision perfaqesuesish :
      1. Xhavit Leskoviku – perfaqesues i Qeverise kuislinge
      2. Koco Kota – perfaqesues i Legalitetit
      3. Dhimiter Fallo – Perfaqesues i Ballit
      4. Koco Tasi – perfaqesues i Ballit
      5. Selman Riza – perfaqesues i Kosoves
      … ju falemi per gjithe sa keni bame deri me sot dhe kemi shume shprese qe me aktivitetin t’uej te gjejne nje perfundim te mire tratativat per marreveshje. Vime tash te pikat mbi te cilat do jete bazue marreveshja e jone ;
      1. Mbasi ceshtja e lidhjes ne forme federative varet nga mundesite e mbasluftes, prandaj te dy palet marrin angazhimin qe sot se jane te disponuem per realizimin e ktij projekti …

      Nderkohe pak jave me vone, Gazeta greke “Vradhini” shkruante :
      “Partia Komuniste e Shqipërisë u bë shkak për mosrealizimin e një marrëveshje që ishte projektuar ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, e cila do të zgjidhte perfundimisht çështjen e aneksimit me Greqinë të Vorio-Epirit, në suazën e një federate, ku Shqipëria do të gëzonte një autonomi duke qenë e bashkuar me Greqinë”.

  2. k says:

    E keqja ,banon ne zemrën e shqiptarit,si dje ashtu edhe sot.

    1. ca po thua says:

      Ne zemren tende me siguri …

  3. Sara says:

    Burre I mencur e trim!
    mjafton te lezosh cka shkruar ne 1947 e te kuptosh qe gomeret e verber si komentuesi me siper frymojne ende ne mes nesh….

    1. Realisti says:

      Fiks fare! Jane gomeret qe linden nen propaganden e Enverit. Ashtu sic e paralajmeroi edhe juristi I gjore.

    2. VFLP says:

      Ju dy GOMERET e mesiperm, qe i pershtateni shprehjes : gomari bertet kapeni gomarin !

      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT

      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
      1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
      Dinet, Elezët.
      3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
      Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
      4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
      (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
      Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

  4. E keqja vazhdon te je toje akoma per fatin e keq ne zemren e disave nga ish funksionaret tru pjerdhur te rregjimit gjakatare anti shqipetare te instaluar me dhune e pabesi nga kjofte largu skizofren narcisit racist Enver Halja i mallkuar ……… Çfare te shkruash per keta te mjere qe ju ka ngelur ora shume mbrapa , mbase nuk kane shume faj , sepse tru shperlarja pati vazhduar shume gjate rreth 50 vjet , duhet te imagjinohet se si mun tju jene pjerdhur truri pershembull oficerave (jo te gjitheve) ose legenave te ish sigurimit fame keq komunist te asaj kohe te perenduar ne 90en rregjim qe kje hellur ne hale bashke me kjofte largun Enver ….. Njerez te semure mendore komunisto islamike vedhezer idealesh …….

    1. uhahahaaaaaa says:

      E mor BUDALL, dole nga bunkeri i kooperatives ti, uahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaa

    2. Per tru bunkerin says:

      Ike ore idjot ! Meso gjuhen shqipe , pastaj dil ne shesh te burrave. Injorant , qe nuk ke mesuar akoma afabetin !

  5. Per uhahaha ….ha mut ha shoku shef i ish sigurimit fam keq te kjofte largut , e shikon qe nuk ke ide se çfare shkruan .. ku eshte e keqja nese dola nga bunkeri simas teje i kooperatives , se pari bunkeret na paten mbrojtur nga armiqte e jashtem edhe pse armiq kishim gjithe boten me perjashtim te Korese e Kubes , plus partite marksiste qe i mbante me fonde te posatshme kjofte largu Enver . Kurse ne kooperativa pati lulezuar jeta socialeshe me punen e perbashket te qindra e mijera sklleverve te reskapitur e te perçmuar nga racizmi i tejskajshem i asaj kohe te perenduar , megjithese simas jush fshati kje bere si qytet , a nuk patet thene keshtu fare e poshter komuniste ……..

    1. uhahahaaaaaa says:

      Ty te ka mbrojtur bunkeri trute, prandaj je trubunker o KATUNAR uahahahahahaaaaaaaaaaa

  6. PO , PO says:

    Nuk cudit asked m e keto qe thua , z. Kaloci . Periudha e diktatures komuniste , ishte diktature , dhe kjo thuhej hapur . Vecse e verteta deshmon qe ,Duke lene me nje ane ndonje qe e rrembente ” flaka ” , e verteta eshte qe gjithe ata fatkeqe , jane gjykuar e denuar ne baze te ligjeve te kohes , sepse ne ate kohe kishte vertet shtet me ligje e institucione te qendrueshme , dinjitoze edhe pse ishin te rrepta e te frikeshme .

  7. Me fal per ndonje gabim ne te shkruar shoku mesues i marksizmit , megjithese gabimet jane normale mbasi gjuha shqipe ka ma se 30 vjet qe nuk me hin ne pune , gjithsesi pa diskutim qe je tru pjerdhur i shkolluar ne kohen e perenduar te kjofte largut Enver , pra njeriu i ri pa asnje ideal njerezore ne praktike , e sigurisht qe ketu pati shume sukses kofte largu duke ja u shperlare kumplet trurin ……. Shiko si komentoje shoket tu tru bunkere ?!

    1. qe te kuptosh says:

      Gomar trubunker, asnje gjuhe nuk i hyn ne pune nje katunari koktrash si ty, qe di vec te laje pjatat!

  8. A harroiva , per po po .. ti i quan ligje dinjitoze ligjet e kohes se koleres komuniste ??! ! e pa besuar sa poshte keni ra ju tru bunkeret kur dihet qe pjesa ma e madhe e ligjeve qe ti i quan dinjitoze kane qene legje anti shqipetare , anti njerezore . Po permend vetem nje ligjin e arratisjes qe ne mos gaboj denimi minimal ishte jo ma pak se 7 vjet , keshtu qe i bie qe i bie qe gjysma e popullates meritoin te burgoset ne se do te ngjallej kjofte largu …….por mos harroni ju tru shperlare se po te ndodhte kjo qe thashe masiper kjofte largu te pareve do tju burgoste ju mbasi ju i tradhetuat idealet e kjofte largut …………. nejse mos u trembeni sepse nuk ngjallet djadhi pamvaresisht qe edhe varri duket qe nuk e mban brenda ………

    1. yp Xhixh says:

      Ku merr vesh nga ligjet ti mor kooperativist!? Ti madje s’di as shkrim e kendim, se kishe frike te mesoje ne shkolle, se mos te shpelanin trurin! Prandaj truri yt mbeti i palare, si ne kohen e neandertalit te pare.

  9. Mos u dorezoni ish legena te sigurimit pamvaresisht se ne 90 deshtuat totalisht baske me idealet e kjofte largut , por mundesisht mburruni me krimet qe patet ba ne kohen e koleres komuniste ….., edhe pse ju mund te jetoni ne boten perendimore , harruat sa shume e urrente kjofte largu
    perendimin fare e poshter , njerez pa piken e turpit …tashti ju vetem mund te na hani m….tin …

  10. ashtu kot says:

    Si e denoncoi komunizmin , si e denoncojne sot vaksinen kunder covidit? U pjerdheshi nga mendja qe u ka ngele ora 100 vjet pas dhe kerkoni demokraci, liri, shtet ligjor. Jeni maturuar si hajdute, kriminele, genjeshtare , pse jo dhe tradhetare barabare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje