Të pathënat e vrasjes së Hasan Riza Pashës dhe a e shiti Esat Pasha Shkodrën? Ditari që përmbys gjithçka mbi Luftën e Shkodrës

25 Shtator 2021, 11:14Dossier TEMA

Nga Dr. Hasan Bello*

Nëshkrimi i paqes mes Perandorisë Osmane dhe shteteve ballkanike krijoi një situatë të nderë për forcat e mbrojtjes. Hasan Riza Pasha refuzoi të nënshkruante armëpushimin me serbo-malazezët.

Këta të fundit pas tërheqjeve taktike ktheheshin për të goditur më furishëm. Artileria nuk kursente as objektet e kultit as konsullatat. Për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet po i referohemi një ditari anonim, që ruhet në arkiva dhe që do të botohet së shpejti.

Në fund të dhjetorit 1912 autori shkruan se mes komandantit Hasan Riza Pashës dhe, zëvendëskomandantit Esat Pashë Toptanit kishte patur dy përplasje “por i kishin hi ndërmjet asqeria e të mdhajt”. Kjo tregon se mosmarrëveshjet mes tyre lidhur me taktikën e luftës dhe çështje të tjera kishin shpërthyer hapur në sy të ushtarëve dhe drejtuesve kryesorë të shtabit.

Por një nga shënimet më interesante të këtij ditari është ai datës 26 janar 1913, ku autori shkruan “Do thonë edhe qi Hasan Rizaja, komandari i Shkodrës, i ka thirrë t’parët e myslimanëve e u ka thanë: “Çka doni me ba se unë po dal e po e la”. Ata i kanë thënë qi “kur t’vinë koha me dalë, na dona me ju pshtetë Austrisë”. Valiu i paska sha tue ju thanë se, “si nuk ju vjen marre me thanë ashtu. Kështenimi i Shkodrës me rrethe thonë me kenë n’vedi e ju doni Austrinë”.

Kjo konfirmon faktin se Hasan Riza Pasha kishte vendosur që të tërhiqej nga Shkodra bashkë me ushtrinë osmane dhe këtë ia kishte bërë të qartë parisë myslimane, e cila shpëtimin e shihte tek vazhdimi i qëndresës dhe mbështetja austro-hungareze.

Të njëjtën gjë mendonte edhe Esat Pashë Toptani dhe oficerët shqiptarë. Sipas tyre, tërheqja e forcave osmane nga Shkodra do të shoqërohej me masakrimin e popullsisë. Përpjekja për ta bindur Hasan Riza Pashën që të hiqte dorë nga ky plan absurd rezultoi e kotë.

Kjo bëri që të mos i mbetej asnjë alternativë veçse ta vrisnin dhe të vazhdonin qëndresën derisa Fuqitë e Mëdha të vendosin përfundimisht për fatin e Shkodrës.

Në këtë ditarë ngjarja e mësipërme përshkruhet me këto fjalë: “Sonde në nji e gjysë sahatin natë, Hasan Rizaja, komandari i Shkodrës, tue dalë prej Esat Pashë Tiranës bashkë me javerin e vet, kje gjue pushkë e vra. Nuk dihet se kush e ka vra, sado qi rrugët u mbyllën me të shpejt. Do thonë se qenë 4 asqerë shqyptarë, do tjerë thonë ndonji mysliman shkodran e do tjerë thonë qi ka ardhë ndonji prej anmikut, ka hi n’sheher dhe e ka vra” (30 janar 1913).

Qëndresa për të mbrojtur qytetin pas vrasjes së Hasan Riza Pashës vazhdoi më me intensitet. Ajo tashmë do të drejtohet nga Esat Pashë Toptani.

Autori përshkruan ardhjen e negociatorëve malazezë për ta bindur Esat Pashën që ta dorëzonte qytetin, por ai do të refuzojë. “Thonë qi ata kanë bisedue me Esat Pashën për me e lëshue Shkodrën, por Esat Pasha nuk i ka ndigjue” (3 shkurt 1913).

Në fakt betejat më të ashpra për mbrojtjen e Shkodrës nga agresioni serbo-malazez do të zhvillohen në periudhën kur komandonte Esat Pasha. Kjo konfirmohet nga dokumentacioni dhe dëshmitarët okularë.

Një fakt i tillë pranohet në librin e dy oficerëve turq të botuar për herë të parë në vitin 1933 dhe ribotuar në 2007, gjeneral lejtënant Abdurrahman Nafiz dhe gjeneral brigade Kiramettin si bashkëpunëtorë të Hasan Riza Pashës e Esat Pashë Toptanit  dhe anëtarë të shtabit drejtues.

Prandaj akuzat për “shitje”, “dorëzim” etj, etj, me qëllimin denigrimin e Esat Pashës a priori nuk kanë bazë faktike.

Kjo dëshmohet dhe nga shënimi i datës 8 shkurt 1913: “U fol qi Esat Pasha kishte shkue me ndej n’nji vend e kishte gjetë edhe nji prej korculladesh, qi e kishte pyetë se “çka ke n’mend me ba”. Esati i kishte thanë se, “deri kur t’mundem po e mbaj e kur ta shoh se s’mundem ma, po e çoj flamurin e Shqypnisë e t’vijnë e hinë mbasandej mbrendë”.

Sipas ditarit, perceptimi i përgjithshëm i mbrojtësve të Shkodrës ishte se, një nga shkaqet e epërsisë së forcave malazeze ishte ndihma ushtarake që ato merrnin nga Serbia. E plot keqardhje, edhe ajo e malësorëve shqiptarë. “Po thonë qi serbi i ka çue nja 20 000 vetë asqerë Malit t’Zi për ndihmë. Asqerët qi kanë ik thoshin se “na batisi malcija qi vjen e na këcen ndër istikame, se për malazezët nuk kena zor”.

Pavarësisht rrethanave ekstreme dhe kequshqyerjes, në radhët e mbrojtësve nuk mungonte humanizmi. “Kur i kanë çue me hangër nishanxhi-taborit, ata nuk e kishin mbajtë bukën tue i thanë: “Danje nëpër fukara se nuk asht koha me hangër bukë” (9 shkurt 1913). Kjo deklaratë rrënqethëse, vinte kur armiku kishte 72 orë që bombardonte qytetin dhe popullsinë pa pushim.

Lufta po kalonte limitet e mbijetesës njerëzore nga dita në ditë. Megjith se Perandoria Osmane kishte nënshkruar paqe me aleancën ballkanike, drejtuesit e mbrojtjes dhe paria ishte e vendosur për të rezistuar në maksimum.

Në shënimin e datës 10 shkurt 1913 autori shkruan “Sot nade duel tellalli e tha: “Emni i hyqymetit, për hatër të Pejgamberit, t’Zotit e t’Vatikanit, kush t’jetë mysliman qi asht i zoti për pushkë, t’vinë n’Fushëqelë e t’marrin pushkën”. Thonë qi dje i ka mbledhë (Esati-H.B.) t’parët e myslimanëve e i ka thanë: “Çka doni me ba se Stambolli na ka lëshue?” Por këta i kanë thanë se “deri ku t’mundena duem me e mbajtë”.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se vendimet e mara nga shtabi i mbrojtjes që drejtohej nga Esat Pasha konsultoheshin me parinë e qytetit. Kjo hedh poshtë akuzat për tradhëti. Kështu, në shënimin e datës 13 shkurt 1913, shkruhet “Kësaj jave janë mbledhë asqeria e myslimanët e i paska thanë Esat Pashë Tirana “çka doni me ba?”. Thanë qi tri hise janë ba razi me ja lëshue e nji hise ka thanë jo. Do tjerë thonë qi të tanë janë ba razi salldé. Tepia (lagje-H.B.) nuk ndigjon”. Situata u rëndua me depërtimin e forcave serbe afër Beltojës dhe Bërdicës. Në qytet nuk gjendeshin më as dru, as lakër, as purri, as mish, as bukë, as bereqet e shumë sende të tjera.

Ndërsa çmimet shkuan në stratosferë dhe monedhat nuk hynin më në punë, aq sa lypësat thonin “Nuk due pare, por due bukë se u fika unit”. Kjo gjendje po e çonte qëndresën drejt fundit.

Edhe Esat Pasha paska mbledh t’parët e t’kshtenëve e t’myslimanëve e i paska thanë: “A mundeni me qindrue edhe 15 ditë?” Myslimanët i paskan thanë se, “edhe 15 ditë mundena me qindrue, por ma tepër jo”. E t’kshtenët i kanë thanë se, “edhe 4 ditë s’dijmë a mundena me qindrue”. Po thonë qi nja 50 kuaj i paskan vra se kashta e elbi asht marue e s’kanë me çka me i mbajtë” (2 mars 1913).

Në formë presioni nuk u kursyen me bombardime as lagjet e banesat e katolikëve. Vetëm më 4 mars, në qytet u hodhën 200 gjyle të mbushura me dinamit, të cilat i shkulnin shtëpitë me themel. Njëra prej tyre ra mbi Kishën e Madhe dhe, një tjetër një shtëpi pas asaj të ipeshkvit.

Krahas kësaj ushtria malazeze vazhdoi negociatat për të bindur Esat Pashën që ta dorëzonte qytetin. “Duket se kanë ardhë me i thanë “çka po ban, a po don me na lshue, apo ta baj ma zi”. Por Esat Pasha,- çka duket terezia,- i ka thanë “ban çka të duesh se unë s’ta l’shoj”. Po thonë qi edhe nji herë tjetër kur paskan ardhë, i ka thanë  kumandari i Taraboshit qi “si s’keni marre me ardhë, edhe s’keni pse vini me na lutë për kët punë, se pa gjak s’e l’shojmë” (14 mars 1913).

Për shkak të mungesës së bukës ushtria dhe popullsia filloi të ushqehej me mullaga, hithra, farë lini, lëkura pemësh, breshka, bretkosa, kaçamill, kafshë të ngordhura etj, etj, duke shkaktuar çdo ditë shumë të vdekur për shkak të helmimit. Në radhët e disa mbrojtësve pakënaqësia shpërthyeu hapur. Esat Pasha u përpoq tu jepte zemër.

Sot, tue bisedue me nji asqer shqyptar prej Elbasanit, tha: “Qi sot presin se kto punë marojn, edhe flamurin e Shqypnisë kena ba gadi e asht sa kiameti”. Dje janë mbledhë muhaxhirët e Postribës, t’Krajës e anëve tjera e kan shkue me kja hall te Esat Pasha, tue thanë qi “ne ma nuk mundena me qindrue”. Por Esat Pasha i ka thanë: “Duroni deri t’dielë”. E muhaxhirët i kanë thanë: “Jo, na po t’presim deri t’hanën. T’hanën s’na banë derman, ne t’lamë pushkën”. Dje e pardje kanë ik nja 50 vetë shqyptarë e kanë dalë n’hudude t’serbit e po thonë qi po s’u krye më shpejt, kanë me ik e me i ra anmikut n’dorë” (21 mars 1913).

Më 23 prill 1913, afërsisht tre javë pasi Konferenca e Ambasadorëve në Londër kishte vendosur që Shkodra t`i mbeste shtetit shqiptar, Esat Pashë Toptani, ushtria dhe popullsia shkodrane vendosi të nënshkruante marrëveshjen e armëpushimit dhe të dorëzimit të qytetit tek malazezët. Misioni ishte realizuar. Austro-Hungarisë dhe Italisë iu dha preteksti të luftonin në favor të çështjes shqiptare. Ndërsa aspektin diplomatik, hyrja e ushtrisë malazeze, ishte vetëm një skenarë i përkohshëm.

Në historinë e artit ushtarak marrëveshja për dorëzimin të Shkodrës është nga më të rrallat dhe më dinjitozet. Për dorëzimin e kalasë, sipas dy oficerëve turq të shtabit drejtues, u ndoqën të gjitha protokollet e luftës.

Hyrja e forcave malazeze nuk u prit njësoj nga të gjithë banorët. Sipas shënimit të datës 24 prill 1913: “T’parët e koçobashi i t’kshtenve deri n’pazar edhe fmija, djelm e vajza t’shkollës s’shkjeve e nji shkja Shkodre i kishte pri me bajrak t’Malit t’Zi edhe dy bajrakë tjerë fejet mbrapa. E shkojshin tue këndue e tue bërtitë: “Zhivio krajl Nikolla” (“Rroftë mbreti Nikolla”-H.B.), por kërkush nuk i ndihmonte e u dukshin keq”. Fatkeqsisht disa krerë të malësorëve katolikë që kishin mbështetur agresionin serbo-malazez filluan të lëviznin lirshëm bashkë me “çlirimtarët”. “Sonde kan ardhë kah Shtoji krenët e Grudës e thanë qi t’shtunën vjen edhe Dedë Gjo (Luli) me t’parët e Malcis”; “{…} mramë kanë ardhë Sokol Beg Baci, Mehmet Shpeni, Mirash Luca, t’birt krent e Grudës” (25 prill 1913).

Me 26 prill komandanti i ushtrisë malazeze në të katër anët e qytetit vendosi një shpallje ku, pasi lavdëronte veten, deklaronte se: “po gzohem qi m’keni pritë mirë edhe mos kujtoni se kam me ju kqyrë me sy t’mirë e kam me ju shikjue të tanve njisoj, e un kam ardhë për t’mirën tuej, me ju skapullue prej osmanllisë, prej t’cilit t’parët tuej kan hjekë keq e u mushnë n’kët muaj 435 vjet qi osmanllija ka hi n’kto vende e shum të tjera fjalë t’mira flitte për ne. Thotë qi thoni t’gjith me një gojë me ushtrinë teme, tri herë: “Zhivio, zhivio zhivio krajl Nikolla” (“Rroftë, rroftë, rroftë mbreti Nikolla”-H.B.). Kjo letër ishte e shkrueme nashke (në gjuhën malazeze-H.B.) e shqyp”. (abcnews)

25 komente në “Të pathënat e vrasjes së Hasan Riza Pashës dhe a e shiti Esat Pasha Shkodrën? Ditari që përmbys gjithçka mbi Luftën e Shkodrës”

  1. PO MOR DAJ ESADI LUFTON PER LLOGARI TE HYQYMETIT JO PER LLOGARI TE SHQIPERISE.
    PO MENDER NJE MUT U BE SIDOQOFTE PER SHQIPETARET MBETI VETEM PJESA E BANUARA NGA MYSLIMANET
    DUKET QARTE ME SHUME NJE LUFTE FETARE SE SA NACIONALE MES TE KRISHTEREVE DHE MYSLIMANEVE.
    ESADI DONTE BABEN SI ME VONE HAXHI QEMOLI A QAMILI PRA NUK BEHET FJALE FARE PER SHQIPERINE SEPSE SHQIPERIA FILLON NE KROACI E MBARON NE TURQI.
    AI LUFTOI PER NJE COPE TURQI NE GJIRIN E BALLKANIT SIC TRAJTOHET VAZHDIMISHT EDHE TANI NGA TURQIA

    1. Hoxh Armandi says:

      Po ta kishte mbajt Montenegro ate qytet qe sot ka vetem lufte bandash thrkoshqiptaresh, xhihadiste dhe probleme.

  2. ditarianonim says:

    A mund te shkruhet histori e rrethimit te Shkodres mbi bazen e nje ditari anonim, qe edhe nese eshte autentik, mund ta kete shkrue ndonje hoxhe fanatik, nga ata qe i pati me bollek Shkodra edhe Dibra, dhe qe sa here hynte serbi apo malazezi ne ato vende, i prisnin me bekime e lule? Ne fakt “rrefimi” i Bellos, qe edhe ai ka studjuar per hoxhe, synon te nxije malesoret katolike te Mbishkodres dhe banoret po katolike te qytetit, si bashkepuntore te serbeve e malazezeve. Ai nuk e ka inatin me keta te fundit, por e ka me “kaurret” shqiptare! Sa per ata malesore katolike te genjyer, “hoxha” i Institutit te Historise ka fshehur faktin se ata u terhoqen nga luftimet krah malazezeve, pas misionit sqarues qe zhvilluan tek ata Arqipeshkv Serreqi dhe Imzot Lazer Mjeda. Ata u bene te qarte atyre, se duke luftuar krah ushtrise se Kral Nikolles, ata nuk luftonin per clirimin e Shkodres nga Turqit, por per pushtimin e saj nga Malazezet. Pse nuk flet per kete aspekt te rendesishem te Luftes se Shkodres “hoxha” çam-kavajas i Institutit te Beqir Metes. Pse nuk perdor dokumentet, shtypin e kohes, leterkembimet e gjithashtu raportet e konsujve te huaj nga Shkodra, jashtezakonisht te mireinformuar, si nga pala qe mbrohej, ashtu edhe nga pala qe sulmonte. Ata flasin prerazi per shitjen me para te Esadit te Shkodres, konsulli anglez jep edhe shumen e sakte, sic atij ja deshmuan vete komandantet e trupave pushtuese malazeze.
    Por, hoxha i Institutit te Beqirit, qe bazohet ne “burime anonime”, don me cdo kusht ta nxjerre Esadin si patriotin me te madh qe ka nxjerr kombi shqiptar, madje edhe perpara Skenderbeut, qe pati paturpesine te behej “kaurr”, te braktise Stambollin e te cliroje Shqiperine nga osmanet! Ashtu qofte! Por le te na pergjigjet hoxhe-gjytrimi:
    1. Si e shpjegon ai faktin qe vetem nje vit me vone, ne 1914, Esadi nenshkroi ne Nish nje marreveshje me serbin Pashiq, pas te ciles Shqiperia do organizohej me ndihmen e serbeve si nje principate, qe do perfshinte vetem Shqiperine e Mesme, dhe do ishte pjese e Mbreterise se Serbise?
    2. Si eshpjegon qe ne vitin 1915, ai priti ne Durres ushtrite serbe te shpartalluara nga Austro-Hungarezet e nga forcat e Elez Isufit, dhe me ndihme te tyre krijoi ate qe quhet “qeveria serbe e Durresit”, te drejtuar prej tij?
    3. Si shpjegohet qe per te gjithe shqiptaret e medhenj qe e kane njohur nga afer, nga Ismail Qemali, Fan Noli, Luigj Gurakuqi e deri tek Eqrrem Bej Vlora, kushuri i pare i tij, Esad Pasha u identifikua si modeli i tradhetarit te vendit e te popullit te vet?
    4. Si shpjegohet qe, kur Esadi u vra nga dora e popullit te vet ndersa kurdiste me serbet hatara te reja per Shqiperine ne Konferencen e Paqes te Parisit, dhe ndersa kurveronte me prostituta 20-vjecare, askush, madje as gruaja e Esadit nuk pranoi ta merre ne dorezim kufomen e te shoqit, por ua la ne dere Serbeve, te cilet e vendosen ne varrezat serbe te Parisit, ku sot e gjithe diten pushtetare te Beogradit vendosin kurora mbi varrin e “heroit” te tyre? Si? Si? Si?

    1. Turp per dumbabistët says:

      Ditarianonim,
      Respekte, per këtë koment serioz, prej patrioti shqipetar, dhe që nuk genjehet nga turqdashesit dhe hoxhet e Kavajes.
      Ketij Hasanit i paska thënë nje lypes se Esat Pasha ishte burre i mirë.

    2. PO, PO says:

      Shuuume faleminderit per komentin @Anonimi ! Je teper i sakte .

  3. Histori e 1912-1913 e manipunuar says:

    Nuk di te them,por historia e shqiperise me duket nje triller i vertete. Ketu, i huaj, behet me hero se vendaliu, edhe pse ai mund te kete qene pushtues. Psh per rastin ne fjale, turqia arriti marreveshje me vendet ballkanike per terheqjen e trupave osmane nga ballkani, po keshtu edhe per osmanet e mbetur ne shkoder. Hasan Rizait paria myslimane e shkodres i kerkonin te mos terhiqeshin, nga ana tjeter ju kerkohej pjeses katolike edhe pse pa arme te luftonin, e keto kerkonin qe me pare te ngrihej flamuri shqiptar ne kala, e turqit nxirrnin pretekstin se nese ngrihej flamuri shqiptar ato braktisnin luften, por megjithate edhe pse mosmarreveshja midis Hasan Rizait me Esatin u shua, per shkak te eleminimit te Hasan Riza Pashes nga Esati,por jo e vertetuar, lufta nen drejtimin e Esatit shqiptar ishte shum efikase dhe e arriti mjaft mire qellimin. Por me duket shum e quditshme se pse NE Esatin tone e quajm tradhetar i cili e mbrojti shkodren me mjaft dinjitet deri kur u garantua sovraniteti ne shqiperi ndersa Hasan Rizain pushtuesin prej Iraku e quajm hero dhe i kemi bere edhe lapidar, e nuk ka pushtetar turk qe vjen ne shqiperi e nuk çojne diss pro osmane te lapidari i H.Rizait,megjithese me pak sinçeritet,pasi sulltani i kishte dhene urdher te kthehej ne baze. Megjithate mendoj se Hasan Rizai mbeti koke turku,,, po te braktiste luften e vrisnin, po te qendronte e vrisnin se e vrisnin, siç e vrane te tijet. Kur do dale e verteta e kesaj çeshtje?

  4. Lavdi dëshmorve! says:

    Baba e gjyshit tim nga Dibra është vra duke mbrojt Shkodren nen komanden e Esat Pashes. Historitë që tregonte gjyshi kurrë nuk dëgjova per tradhti, dhe anonimitetin e autorit e kuptoj deri diku por ku dhe kur u gjet ky ditar duhet me e sqaru se dikush e ka pas se nuk e nxoret nga balta, dhe pse nuk doli më herët por la që të quhej tradhtar.

  5. V.F.L.P says:

    Historia eshte shkruajtur me sakte ne kohen e Enverit. Dale mos shpejtoni te shani , flas per historine shqipetare para 1944 . Komunistet kujtonin se do ishin ne pushtet perjetesisht prandaj historine sidomos para 1939 nuk kishin ndonje interes (ideollogjik) ta shkruanin seprapthi sic shkruajne sot “historianet” e facebookut.

  6. Doni says:

    Turp te keni per kete shkrim te botuar. Duket qe eshte mare nga arshivat serbo malazeze qe bene edhe varrimin e tradhetarit Esat pashe Toptani. Eshte I damkosur si tradhetar e nuk e lani dot mutin me shurre o lum miku.

  7. Doni says:

    Turp te keni per kete shkrim te botuar. Duket qe eshte mare nga arshivat serbo malazeze qe bene edhe varrimin e tradhetarit Esat pashe Toptani. Eshte I damkosur si tradhetar e nuk e lani dot mutin me shurre o lum miku. MJaft

  8. Ditoni says:

    Ke shumë vite o Mero që vërtitesh të rehabilitohet një tradhëtar,varri i të cilit gjendet midis varrezave serbe,dhe nderohet prej tyre. Nuk e di çfarë halli të natën,një çorbë e gëlltitur dikur apo i ke vonë syrin një prone të Esad tradhëtarët nga ata që i jepte sulltani me fermanet e tij si shpërblim për luftrat në favor të osmanëve apo ato që kishte përfituar nga mbretëria serbe për tradhëtinë e tij

  9. Taulant says:

    Fakt eshte qe Shqiptaret nisen kryengritjen kunder Osmaneve ne 1912 .
    Mali Zi,Serbia,Greqia e Bullgaria u hodhen ne lufte per te marre tokat Shqiptare.
    Shkodra ishte vendosur prej Austro-Hungarezeve qe do te mbetej ne shtetin e ri Shqiptar qe po krijohej.
    Ne konferencen e Londres prej Janarit te 1913 deri ne Korrik te atij viti diskutohej per kufijt e shtetit Shqiptar.
    Per qyetin e Shkodres diskutohej cdo dite.
    Rusia dhe Franca donin t’ja jepnin Malit te Zi.
    Austro Hungaria nuk pranonte.
    Ne fund Austro-Hungaria deklaroi qe n.q.s Shkodra i jepet Malit te Zi do filloj luften perseri.
    Kercenimi i Austro-Hungaris me rifillimin e luftes Ballkanike beri qe Rusia-Franca-Anglia te binin dakort qe Shkodra te behej pjese e shtetit Shqiptar.

  10. Jon says:

    Po pra dhe ne respekt te mbrojtjes se shkodres nga malazezet dhe serbet, keta te fundit i cojne lule te varri. Keto jane sponsorizime serbo-ruse per te ringritur mumjet e tyre dhe per ti bere heronj.

  11. Piro says:

    Nuk behet historia me “ditare anonime” e me “me kane thane”, “thuhet”, etj.
    Per historianin edhe deshmite e deshmitareve okulare jane te pamjaftueshme, sepse dihet qe te njejten ngjarje secili e pershkruan dhe interpreton ne menyren e tij, d.m.th. ne menyre subjektive . Historiani cdo dokument e shqyrton ne menyre kritike dhe krahasimtare, e ballafaqon me dokumente te tjere per te arritur ne nje perfundim te besueshem.
    Ne kete shkrim nuk behet asgje nga keto ndaj nuk ka asnje vlere historike.

  12. dokumenta WC -je says:

    Keni haruar Haxhi Qamilin ta dekoroni me urdherin “nderi kombit”. Ay u ngrit ne lufte me patriotet e Shijakut dhe Kavajes per nderin e ” babes” kurse jeziti Skenderbe e tradhetoi ate. Bejeni shpejt sa jane gjalle historianet me çallme si puna e ketij tipit qe paska gjetur disa letra te vjetra ne arkivin e Fevzos.

  13. Haka Tekizoti says:

    Ky shkrim meriton në fund një emër serb dhe t’i shtohet epitafit të Esat Pashës te varri i tij në Serbi, ku ata shkojnë e i çojnë lule çdo vit.

  14. Lekuresioti says:

    Të gjithë ata që ishin kundër pamvarsisë janë heronjte e pamvarsisë së këtij vëndi me esat pashën në krye .Rrofshin tradhëtarët,të gjithë ata që luftuan kundër ktij vëndi me Haxhi qamilin ,sb etj

  15. KOZi... says:

    Krejt e sakte ! lexoni revisten Gegnia nr 10. tek faqja e Bibliotekes Shkoder. E kam cilesuar edhe ne artikullin e kaluar ! Esat Pasha ka drejtuar nje rezistence shembull per nga ana ushtarake ! Jane botuar ne Shqiperi libra mbi rrethimin e Shkodres :.Rrethimi i Shkodrës · Hortense Von Zambaur.perkthim i Ferit Hafizit. RREthimi i Shkodres nga Gino Berri koresponent italian. Mbrojtja e Shkodres 1912- 1913 , nga Perparim Rexhepi ( ushtarak)
    Esat Pasha eshte quajtur tradhetar ne luften e pare boterore dhe me pas ! Kjo sepse nga roli i Austro- Hungarise ne Pavaresim te Shqiperise shumica e politikanve ,pothuaj te gjithe ishin ne luften e pare krah Austrio- Gjermanve. Vetem Esat Pasha si kyeminister i Shqiperise kaloj me Antanten ,Angli,France, Rusi ku normalisht do ishte aleat edhe me Serbine e Greqine. Esat Pasha luftoj ne Selanik krah Anglo-Francezve dhe serbve . Pas lufte ai do ishte ne anen fituese ( Ne anen e duhur te historise do thonte profesori) Por ne Shqiperi pushteti ish marre nga ish perkrahesit e Austrise qe edhe pse humben luften ishin shumice ! Nga kjo ndodhi edhe vrasja e tij……

  16. Valteri says:

    Deformimi katerciperisht i historise se rrethimit te dyte te Shkodres dhe roli i Esat Pashe Toptanit ne mbrotjen e saj eshte vetem maja e asbergut te shume e shume historive te fallsifikuara qe prej Nentorit famekeq te 1944-s. Ata palo historiane qe na helmuan per afro gjysem shekulli “harrojne” nje fakt shume te rendesishem ne mbrojtjen e Shkodres; daten 9 Shkurt 1913-s, kur nga pala serbe mbeten te vrare 2000 ( dymije ) ushtare ne harkun e jo me pak se 36-48 oreve. Ajo ka qene dhe mbetet humbja me e madhe dhe me e hidhur e serbeve ne te gjithe historine e tyre ne konteksin kohor, perfshi ketu edhe lufterat e pergjakshme te mbas 1990 ne ish-Jugosllavi. Mbi te gjitha arkivat e Beogradit ( dhe jo vetem ) nuk kane pse te genjejne rreth ketij fakti, sepse nuk kane asnje arsye per at bere. E pra qe drejtonte mbrojtjen e Shkodres atehere ishte vete Esat Pashe Toptani. Kujtoj se Hasan Riza Pasha ishte vrare 10 dite me pare dhe pikerisht me 3 Janar 1913. Mihal Grameno ka shkruar me superlativa ne shtypin e kohes per Esat Pashen dhe qendresen e tij mbi rrethimin e Shkodres. Kerkoni dhe do ta gjeni se cfare konkretisht. Hapni syte dhe lexoni librin e Gino Berry, kronikanit qe ishte prezent gjate rrethimit te Shkodres, si edhe shkrime dhe fakte te shume autoreve te tjere te huaj per te mesuar te verteten sic ishte dhe jo sic na i serviren per shume dekada. Sa per ditarin “anonim” beni pak durim o njerez, sepse kam bindjen se do te gjehet se prej kujt eshte shkruar.

  17. NUK THOTE NJERI SE ESADI LUFTOI KEQ BILE AI E VRAU PASHA E PER TI ZENE VENDIN

    POR ESHTE PO KAQ E VERTETE SE È MBRON TE PER LLOGARI TE TURQI SE.
    NUK FILLON E AS MBARON KETU SEPSE ESADI KERKONI NDIHME SERBISE PER TE ARDHUR NE PUSHTET SIC BERI EDHE AHMET ZOGJI DHE JANE DHKAQE KRYESOR PER CILESIMIN TRADHETAR.
    HAJT ME SHNET PER JU DASHNORE E TURQI SE ATA JANE HERONJ POR JANE TRADHETAR NE FAKT. SOT DJE DHE PARDJE

  18. Jean Pierrë Piret alias(F.H.) says:

    Marshi Ilir(o) – Shqiptar(o) – Ilir Teksti, muzika Jean Pierre Piret alias(F.H.) këndon grupi
    Iliri dikur qesh,
    Albani më reduktuan,
    Arbëri u ngrita ndesh;
    Shqipëri gati më shuan!?
    Referen:
    Nder i lartë për ata burra,
    Që u shkrinë në histori,
    Sllavët ndër shekuj frenuan,
    Që të thirrim sot Shqipëri!!!???
    N’tmadhen Shodër kur mu turrën,
    Frymën e fundit me ma zanë,
    Lidhjen dot nuk e përkulën,
    Se pata Esat Pashanë.
    Referen
    Dheu i lehtë për turqit trima,
    Që vdiqën me burrëri,
    Nana Shqipe s’do i harroi,
    Mbajë n’altar në përjetsi.
    Prapë Evropa provokoi,
    Luajti dipllomaci,
    Bijën që dikur harroi,
    çon drejtë vdekjes përsëri.

    Njofti Shkodrën Shqipëri,
    Asnjë ndihmë lufte dhanë!?
    Duke luajtur me mjeshtëri,
    Turqit n’Shkodër robër me zanë.
    Referen
    Mos harro Evropa nanë,
    Se n’Turqi ka gjak latin,
    Unë me ta bana derman,
    Nga ortodokst ta mbrojë Shqipërinë.
    Ishte fitore që vretë,
    Lufta më çonte Turqi,
    Shqipja ndihmën nuk e shetë (tradhëton),
    Mbylla luftën pa lavdi!!!???
    Referen:
    Edhe rash si zog nder leqe,
    ” Dhunë për mbrapa mos me lanë”,
    Sepse kjo asht ma e keqe:
    Vaso Pasha pati thanë!?
    E fundit kërkova besën;
    Serbo sllavët e nënshkruan,
    Për momentin lash qëndresën,
    Ata turqit i nderuan!!!???
    Referen:
    Shkodrën trime e lash Nore,
    Kryeneçe dhe të prapë!?
    Që kurrë sjellja mizore,
    Se përkul e se ban zap.
    Ktheva rrjedhën e historisë,
    Nga rridhte vetë gjaku im,
    Kthesë e plotë e Shqipërisë;
    Nga lindja në perëndim!!!???
    Referen:
    Ngado t’prishurit bërtisnin,
    Si të çmendur TRADHËTI,
    Dhe kërkonin të vetëvrisnin!
    Vetëringjalljen mrekulli!!!???
    Qofsh bekuar Amerik!
    çdo urim për ty asht pak!
    Ilirianët gen nordik!?
    Në Ballkan bëhen prapë.

    Dhe një ditë kur ti bashkoni,
    Me ish emrin ILIRI,
    Sllavët do vetë edukoni,
    Të mos gënjejnë përsëri:
    Referen:
    Gjetëm Ilirin shkretuar!?
    Vramë prindërit, fëmijët peng!?
    Këto të ngelen si harruar…..
    Sa gënjeshtra të pa mend!
    Fund

  19. Lefter Prifti says:

    Hasan Bellos në vënd që ti vie turp për paraardhësit e tijë me histori prej tradhëtari, mundohet me gënjeshtra të revidoj Esat Dhompirin dhe turkoshakët a la Hasan Abu Bellooglou. Të quash të madhin Avni Rrustemi agjent italjan, ndodhë vetëm ke ne të mos padisesh për propagandë gënjeshtrash. Libri i hasan belliut shitet vetëm te talebanët dhe në shtete ku shkaku i pandemisë ka mungesë mindilesh tualeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje