Në vitet 1932-1933, kur Jugun e Bashkimit Sovjetik, sidomos Ukrainën, e kishte përfshirë uria e bukës që do të shënonte miliona të vdekur, Nikollai Ostrovski, një bolshevik i verbuar, dhe pothuaj i paralizuar, nga plagët e shumta të marra në luftime, do të niste publikimin pjesë-pjesë të një romani që shpejt do të orientonte vëmendjen e propagandës komuniste.
Personazhi kryesor, i emërtuar Pavël Korçagin, paraqiste modelin më perfekt të njeriut të ri socialist. Ai ishte një lloj mbinjeriu që i kishte kushtuar të gjithë jetën e tij revolucionit, i kishte dhënë kauzës së Partisë dhe klasës punëtore, trurin, gjakun dhe të gjithë shëndetin e tij.
Mesazhi që autori vinte në gojën e personazhit kryesor ishte i qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm: “Gjëja më e çmuar e njeriut është jeta. Ajo na jepet vetëm një herë dhe duhet jetuar në mënyrë të tillë që të mos ndiesh dhimbje torturuese për vitet e kaluara pa qëllim.”
Ustallarët e propagandës e kapin situatën.
Me titullin kuptimplotë “Si u kalit çeliku”, libri ishte një mundësi e rënë nga qielli që të rinjtë të merrnin leksionet e para për jetën, punën dhe luftën sipas konceptit komunist. Ndërsa Pavël Korçagini ishte modeli më i shkëlqyer dhe më i kompletuar për tu ndjekur e imituar prej tyre. Koha do të vërtetonte se personazhet e librit të Ostrovskit, do të ndihmonin së tepërmi propagandën sovjetike në strategjinë për fabrikimin e njeriut të ri komunist. Por personazhi Pavël Korçagin ishte ai i një luftëtari, deri diku ishte pjellë e imagjinatës dhe, për më tepër, nuk jetonte, nuk ishte i prekshëm. Në epokën e kolektivizimeve dhe zhveshjes së nënshtetasve nga çdo lloj prone private – një aksion që u shoqërua edhe me uri e shumë dhimbje – propaganda komuniste kishte nevojë për një tjetër lloj heroi. Ai duhet të ishte hero i punës dhe mundësisht i gjallë. Hero, që me sukseset e tij ti nxisnin masat e popullit të bënin maksimumin në punën e tyre dhe njëkohësisht ti bindnin në superioritetin e rendit shoqëror socialist.
Pothuaj në të njëjtën periudhë kohore dhe sërish në Ukrainën e gjunjëzuar nga uria e vdekjet, të parin, propaganda sovjetike, do të peshkonte Aleksei Stahanovin.
Punëtor miniere, Stahanovi ishte njëkohësisht një makineri e vërtetë njerëzore e nxjerrjes së qymyrit të gurit nga nëntoka. Në gusht të vitit 1935, në prani të kamerave të televizionit, bashkë më 3 kolegë, ai hyri në minierë për të zbatuar një metodë të re pune. Pas gjashtë orësh shfaqet triumfues. Së bashku ata kishin prodhuar 102 tonë qymyr, ose 14 herë më tepër se objektivi.
Kjo ishte ngjarja që do e shndërronte Stahanovin në yllin e radhës të propagandës sovjetike. Ai ishte heroi i padiskutueshëm i punës socialiste. Nëse të gjithë do të ndiqnin shembullin e tij, duke shtuar normat ditore të punës, atëherë socializmi do të triumfonte, madje do të kthehej në ideologji sunduese në rang botëror. Pak vite më pas, duke ja llogaritur përfitimin, propaganda do të shpikte dhe edhe një lëvizje punëtore, të quajtur “Lëvizja Stahanoviste”.
Suksesi i Stahanovit dhe nisja e lëvizjes me emrin e tij, do të detyronin vetë Stalinin të dilte para popullit për të thurur lavde: “Baza e lëvizjes Stahanoviste ka shërbyer, para së gjithash, për një përmirësim rrënjësor të situatës materiale të punëtorëve… Jeta është bërë më e mirë, shokë. Jeta është bërë më argëtuese.
Dhe kur argëtohesh, puna shkon mirë”. Në vitet 1935-1940, në Bashkimin Sovjetik do të fabrikoheshin heronj të shumtë të punës socialiste. Ata do të përzgjidheshin në të gjitha fushat e prodhimit e shërbimeve. Heronj do të shpalleshin punëtorë të metalurgjisë dhe të tekstileve, shoferë e makinistë të dalluar, bujkesha e bujq të zhuritur nga dielli…
Edhe pse pa ndonjë lidhje të vjetër me sllavët dhe komunizmin lindor, rreth 5000 kilometër më në jug, komunistët shqiptarë, të ardhur në pushtet në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, nuk do të linin shumë kohë të shkonte pa e kopjuar modelin e heronjve që duheshin fabrikuar në kohë paqeje.
E para do të mbërrinte “Lëvizja Stahanoviste”. Gjithsesi në këtë periudhë të parë fokusi do të mbetej te heronjtë e një periudhë të ndërmjetme, që në njërën anë mbështetej të Lufta Antifashiste dhe në anën tjetër në përpjekjet për konsolidimin e pushtetit. Kështu, Hero do të shpallej Ndrec Ndue Gjoka, një arsimtar i vrarë në Mirditë, në janar të vitit 1946, për të cilin gati 20 vite më pas, me regji të Dhimitër Anagnostit dhe Viktor Gjikës, dhe me aktor kryesor Rikard Ljarjen, do të prodhohej filmi artistik “Komisari i Dritës”.
Trumbetat e propagandës do flisnin gjatë për heroin që shpërndante dije mes fëmijëve, që kishte hapur disa shkolla në zona të thella të vendit dhe që shpërndante në popull mësimet e Partisë. Një vit më pas, më 1947, Hero do të shpallej edhe marinari Spiro Kote, i cili, sipas mësimeve të Partisë, ndaloi arratisjen jashtë vendit të një ushtaraku dhe dy civilëve duke i vrarë në rrethana të panjohura. Në vitin 1967 edhe për këtë ngjarje Kinostudio “Shqipëria e re” do të prodhonte një film artistik, të titulluar “Duel i heshtur”, ku gjithçka merrte përmasa heroike.
Po kështu, në vitin 1949, Hero do të shpallej një funksionar partiak i vrarë nga kundërshtarët e regjimit, i quajtur Bardhok Biba, ndërsa një vit pas, më 1950, titulli i Heroit do ti jepej Pal Mëlyshit, një punonjësi të Sigurimit të Shtetit, të vrarë në përpjekje me të quajturat banda diversante. Edhe për këtë personazh kineastët duhet të prodhonin një film artistik përplot me heroizma.
Por edhe pse komunistët kërkuan dhe sollën në Shqipëri disa heronj sovjetikë të punës, që u dërguan të jepnin përvojën e tyre revolucionare në ara e ndërmarrje të ndryshme, sërish ata do e kuptonin me vonesë vlerën e tyre. Duhej pritur të vinte miqësia e madhe me Kinën e Mao Ce Dunit, bashkë me përvojat e shumta kineze të eksportuara, që komunistët shqiptarë të kuptonin rëndësinë e heronjve të punës. Saktësisht gjithçka do të merrte udhë pas përdorimit me sukses, nga propaganda kineze, të figurës së Lej Fenit…
Si i kopjoi Enver Hoxha heronjtë sovjetikë e kinezë të punës për të fabrikuar heronjtë shqiptarë të kohës së paqes? Këtë histori të periudhës së komunizmit shqiptar tenton të zbardhë dokumentari i parë i ciklit Abc Story, për sezonin e ri, që do të transmetohet premierë, të dielën, në orën 19:45, në tv.
Mero,a kushdo qe e ka bere,pershtatur ose,me mire kush e ka kullandrisur kete shkrim,ke te drejte ne parim per heroin stamp komunist,qe u teprua,u be”boze”,si i thone.Por te gjithe shembujt qe ke sjelle nuk qendrojne.Romani “Si u kalit Celiku”,sado i realizmit socialist,eshte nje liber i mire,mund te thuash edhe emocional,sikur ta lexosh edhe sot…Pavel Korcagini,heroi qe ti e perbuz,ishte nje njeri real qe perfaqesonte edhe shume te tjere qe luftuan me idealizem per jeten e re,qe mendonin se po vinte,por mbrojten edhe vendin e tyre nga nderhyrjet e shume shteteve te huaja dhe kundershtare.Si e thua zotrote,Korcagini ishte vete Ostrovski,pra eshte nje shembull dhe hero i vertete…Edhe ata njerez kane te drejte te perfaqesohen ne letersi dhe heronjte e asaj letersie(kuptohet jo te gjithe)Jane me te dobishem,se heronjte (dhe fotot) nudo qe shfaqni ju…
Sa per shembujt shqiptare,Ndrec Ndue Gjoka,Bardhok Biba dhe Pal Melyshi ishin Heronj te vertete.Nuk ka nevoje te te bej histori,ti e di luftonin per ndricimin e Mirdites qe heronjte e tu kriminale donin ta mbanin ne erresire…Te pakten, te kishe permendur Fuat Celen a Shkurte Vaten.Por qellimi juaj eshte deheroizmi i heronjve te vertete.E beni nga qe jeni mendjengushte,dmth nuk mbushni shume ose mendon se te gjithe jane budallenj e ju besojne
Pal Mëlyahi i infiltruar midis armiqve , ngjarje e cila zhvillohet neper male , eshte heroike njelloj si agjenti 007. Dallimi midis tyre eshte se 007 zhvillohej ne qytete . Nese doni heronj te ngjajshem me te filmave tane kemi “Rambo 1, 2, 3, ……, ” Chak Norris, Capiten Amerika , Battman, . Ndrsa po te doni nje hero te viteve 30 ,vite te urise jo vetem per Ukrainen, keni “Bracio di ferro” qe hante spinaq dhe behej i forte. Dhe sa i takon propagandes nuk me duket se eshte semundje komuniste . Me kujtohet televizioni Jugosllav i dikurshem qe kur trasmetonte reklamat nxirrte siglen EPP qe ishte akronim i Ekonomski Propagani Program . Nga kjo emertese shume e sakte kuptohet qe rklamat jane propagande e paster, kuptohet qe nuk eshte hequr dore nga propaganda. Ndryshimi qendron tek piksynimi propagandistik . Njeri propagandonte punen tjetri propagandon konsumin.
NUK I KOPJOI POR EDHE I BARBARIZOI
Po sjell vetem dy shembuj shume konkrete:
1- Mao Ce Duni dhe menjehere gardistet e kuq shpallen TAZIBAO- t.
Ta-Zi- Bao ne kinezce perkthehet ne shqip
Gazete, Fletushke me Shkronja te Medha.
Enver Hoxha dhe Biroja Pulatike e ktheu
ate ne Flete- Rrufe
Rrufeja nuk ndreq, nuk korrigjon por rrenon e shkrumbon gjithcka qe godet kur behej fjale per floke te gjata, pantallona kaubojs, muzike e kanale televizive te huaja, pra per gjera me te cilat as Mao Ce Duni as Gardistet e Kuq nuk jane marre kurre
2- Gjate vizites se fundit kryeministrit historik te Kines ne Tirane, Cu En Lai, kryeministri xhahil shqiptar Mehmet Shehu, krahu i djathte i Enverit i thote:
– Shoku Cu në shqiptaret armikut te klases ua presim kokat!
Pasi mendohet pak dhe me nje qetesi stoike
Cu En Lai ia kthen:
– Kokat e njerezve nuk jane koka lakrash qe priten edhe mund te ngjiten… Po u prene ato kurre me dhe askush nuk mund ti ringjese.
3- Zevendes- Presidenti i Kines e krahu i djathte i Mao Ce Dunit, Liu Shao Ci, Numri 4 I qeverise dhe PK Kines Ten Hsiao Pin dhe disa udhehqes te tjere te larte u kritikuan, u poshteruan me Tazibao ne gjoks neper rruge,
u ulen në pergjegjesi ose shkarkuan por asnjeri prej tyre as u ekzekutua as u lincua barbarisht si me shume se gjysma e Byrose Politike, Qeverise dhe KQ PPSH-se perfshi kokepreresin Shehu, Kadri Hazbiu… sic veproi tirani paranojak Enver Hoxha e bythelepiresit e tij në Shqiperi.
Krejt e kunderta. Ten Hsiao Pini e shume te tjere jetoi ne nje nga vilat e tij perrallore ne provincen me fantastike te lindjes se tij Sechuan ose ne Pekin me te gjitha sherbimet e meparshme perfshi rojet por kurre nuk u burgos. As te tjeret!
I burgosen kreret e “ Bandes se te katertve” perfshi gruan e Mao Ce Dunit por asnjeri prej tyre nuk u ekzekutua.
Komunistet kineze nuk ekzekutuan bile as nuk burgosen kurre as ish- Perandorin e Kines!
Po te në!?
Kemi shprehjen filozofike te sovranit :
– I joti mishin ta han po kockat ti ruan!
Po tiranet tane e zbatuan ate në menyren me barbare te mundeshme:
– I joti mishin ta han dhe kockat ti bluan e jo vetem kaq po ta zhduk edhe miellin dhe hirin e tyre !
Lufta brenda llojit në Shqiperi ka kaluar cdo kufi… edhe ato te barbarise!
Me menyra e fasada te reja vazhdon edhe sot!
Alban Dega,pse ngaterron deren me dritaren?Artikullshkuesi i Meros nuk shkruan per luften e klasave,por per heronjte e importuar ose te imituar,me qarte, per tipin e heroit komunist si te thuash.Kete do e kuptonte edhe Hajdar Balia i Padeshit ose Kokerrkuqi i Grise, jo ti qe ke “tre gomare shkolle”Ani,burre,gabove edhe ti kete radhe.Dhe si te tille,heronj te rreme, meroshkruesi i gazetes ka radhitur Ndrec Ndue Gjoken,Bardhok Biben dhe Pal Melyshin.Nuk me thua, or trim i Malesise se Gjakoves nuk jane heronj te vertet keta burra te Mirdites? Mos te duken “lejfena” ty keta trima?
Pershendetje Alban .. shkrimi yt eshte briliant ….
OTqifshanebytheormalok!
Lej Fenin eshte yll ne krahasim me patronazhistet e Rilindjes, “te djathtet” e tokes se xanun te PD, apo “drejtoret” e LSI.
I rruani bne Ostrovskit. Ai ka bere jo nje po dy kryevepra te letersise ruse. Kush nuk e ka lexuar “Si u kalit celiku” e ka shume te thjeshte te manipuloje faktet. Mjaft me keto fake news or b.s. Shikoni para .
Saluk bastard me hengesh m….tin , edhe k.. rin, tru pjerdhur …..sigurisht bashke me gruan tende , nese edhe ajo eshte tru shperlare si puna jote ..
Saluk bastard me hengesh m….tin , edhe k.. rin, tru pjerdhur …..sigurisht bashke me gruan tende , nese edhe ajo eshte tru shperlare si puna jote ..per agon .. sigurisht qe nuk jane heroj sepse i paten sherbyer nje regjimi anti shqipetare i komonduar nga djadhi Enver halja , e i cili deshtoi totalisht ne 1990 . Si perfundim fitoi kauza e atyre qe me trimeri te rralle e pate luftuar ate sistem mizerabel ….
Ikorerrotkari, tijeserb! Po kurnuktezhduku verua nekohenqelindeneshpelle. Tikoqekandaridote mbeteshgjithejeten. Shifevehtennepasqyre sashumengjanmederrin.