Historia e Maks Velos me "agjenten" franceze, si e ndaloi Sigurimi i Shtetit martesën e tyre

30 Gusht 2021, 18:16Dossier TEMA

Nga Afrim Imaj

Dashuria e ndaluar me bukuroshen nga Parisi ka qenë një kapitull më vete në procesin e dënimit për agjitacion e propagandë të Maks Velos në vitin e largët 1978. Sigurimi i Shtetit që e kishte vëzhguar nga fillimi në fund lidhjen e tij me Odiel Daniel, nuk ishte mjaftuar me vendimin për të refuzuar martesën ndërmjet tyre, por kishte shkuar shumë më tej, për të gjetur gjurmët e veprimtarisë së spiunazhit francez, që fshihej pas kësaj “dashuriçke”.

Në dosjen e Sigurimit që Maks Velo ka botuar, janë publikuar me dhjetëra dokumente të Sigurimit që e penalizonin atë gjatë procesit për lidhjen me një agjente franceze.

Gazeta publikon sot dy dokumente që konfirmojnë përgjimin e pandërprerë që u janë bërë kontakteve të Maks Velos me Odiel dhe një proces verbal të Hetuesisë, ku merret në pyetje Velo për raportet me francezen problematike..

Dokumenti

Procesverbal mbi pyetjen e Maks Velos më 14. 11. 1978

Dialogu i hetuesit Dhimitër Shkodrani me të arrestuarin Maks Velo

-Na tregoni i pandehur nëse jeni njohur me ndonjë grua franceze?

-Unë me albanologen Odiel Daniel jam njohur në vjeshtën e vitit 1964. Në atë kohë shkoja dhe studioja në Bibliotekën Kombëtare te godina e vjetër te Rruga e Elbasanit. Aty në sallën shkencore vinte dhe ajo.

Një pasdite e kam ndihmuar te sporteli i librave duke i përkthyer bibliotekares se çfarë kërkonte ajo. Më vonë kemi biseduar gjatë pushimit të leximit. Ajo më tha se kishte studiuar në shkollën e gjuhëve orientale për shqip. Në atë kohë kishte ardhur për t’u specializuar për gjuhën shqipe. E kam shoqëruar disa herë kur shkonte në hotel “Dajti” ku banonte. Kur dilnim nga biblioteka, shkonim në ndonjë pastiçeri.

Ajo ishte një vajzë studioze, shumë e urtë dhe e thjeshtë. Mua më la një përshtypje shumë të mirë dhe për këtë e çova një ditë për vizitë në shtëpi. Odiel më ka treguar për familjen e saj. I ati i kishte vdekur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore mbasi kishte vuajtur në kampet naziste.

Kishte nënën, gjyshen dhe dy motra të tjera, të cilat i kishte të martuara. Këtu ka ndenjur katër-pesë muaj dhe pas specializimit, në fund të vitit 1965, ajo ka shkuar në Francë. Unë asaj i kam dërguar libra dhe revista shkencore si: studime historike, studime gjuhësore, revistën “Shqiptarja e re”, albumin “Shqipëria marshon” etj.

Në verën e vitit 1969 ose 1970, Odila ka ardhur përsëri dhe përsëri ka ardhur për vizitë në shtëpinë tonë. Në hotel “Dajti” ndenji rreth dy muaj, e ftuar nga Instituti i Gjuhësisë. Ajo më ka thënë se kishte ardhur për të grumbulluar material në bibliotekë për disertacionin shkencor, që ishte duke punuar për të marrë gradë shkencore.

Më ka thënë se ishte shumë e kënaqur që vinte në Shqipëri dhe i kishin bërë përshtypje ndryshimet në Tiranë si Biblioteka e re te Pallati i Kulturës etj. Mbasi mbaroi periudhën e caktuar, u largua. Kur ka ikur për herë të dytë, jam thirrur nga organet kompetente dhe më kanë thënë që të mos shoqërohesha me të. Prandaj e kam rralluar korrespodencën.

Në dhjetor të vitit 1977, ajo ka ardhur përsëri në Shqipëri e ftuar nga Instituti i Historisë. Ajo ka ardhur për vizitë në shtëpinë tonë. E kam pritur dhe e kam qerasur. Dua të shtoj se Odiel më ka dërguar me postë “Pikason”, “Martin Ferier” e disa libra të tjerë.. Ndërkohë unë asaj i kam dërguar tre-katër piktura, vizatime.

Gjatë kohës që ajo ka qenë në Shqipëri, më ka propozuar për t’u martuar me mua, duke më thënë se do rrinte këtu dhe do punonte në Institutin e Studimeve Gjuhësore. I thashë se në rast se të lejojnë unë jam dakord që të martohemi.

Ajo ishte interesuar në organet kompetente për këtë, por unë jam thirrur dhe më kanë thënë që të heqësh dorë fare.(Panorama)

3 komente në “Historia e Maks Velos me “agjenten” franceze, si e ndaloi Sigurimi i Shtetit martesën e tyre”

  1. Largimi says:

    Afrim nese kjo hyn tek bukuroshet ti me siguri duhet te quhesh “yll” !

  2. shqiptar tirone says:

    Per komentuesin me siper. Ne foto duket qe ka qene mjaft simpatike, sepse kjo foto nuk eshte bere kur ajo ka qene e re. Ka jo pak femra shqiptare qe kane qene te veçanta ne bukuri ne rinine e tyre, porse me vone jane prishur shume. Ketu mpo citoj kampionen Lili Cingu (ansambli i kengeve dhe i valleve popullore). Ne vitin 1972 (ne muajin tetor nqs nuk gaboj) ata ishin mobilizuar ne grupe ne zbor dhe jepnin shfaqje per repartet ushtarake qe merrnin pjese ne nje loje ushtarake. Lili dhe shoqet e saja ishin veshur me unifome ushtarake. Ne ate kohe mund te ishte 24-25 vjeçe. Mund te thoje pa em ekzagjeruar: nje “shtojzovalle”. Por koha kalon, dhe …!
    Ne artikull me terheq verejtjen nje fraze ku Maks Velo e ka ndihmuar si interpret ne gjuhen frenge. Ndofta sportelistja nuk dinte ndonje gjuhe te huaj. Por ne ate kohe ne ate biblioteke punonin shume gra te kulturuara dhe me disa gjuhe te huaja, kryesisht frengjisht. Nje pjese e tyre ishin me origjine jo shqiptare dhe ishin martuar me djem shqiptare. Njera ishte e shoqja e Luan Qafezezit, te tjerat nuk me kujtohen se kam qene femije dhe ato me ndihmonin shume per librat qe une zgjidhja. Drejtor ka qene Shemsi Totozani, i cili i shihte shume kerkues. Me duket se ka qene edhe e shoqja e Agim Popa,m etj. Kur kjo biblioteke u transferua tek pallati i kultures, filloi “revolucioni”. Megjithate , mund te kerte qene edhe keshtu.

  3. C’na duhen ne te tjerat ?
    C’jan kto bre burra .
    Na shqiptaret kena laftue n’shekuj per
    pak buk,
    pak hekur ,
    e shume pick !
    Boll nashi se e teprut .
    Shpalleni bre Maksin Hero dhe myllet njaj mahabet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje