Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka një histori të sekreteve të errëta, që mund të mos i keni hasur askund tjetër.
Nga ndihma ndaj nazistëve për t’i shpëtuar kapjes nga forcave aleate, tek fitimi i parave nga Holokausti, ja cilat janë sekretet e errëta të Selisë së Shenjtë.
Fitoi para nga shfarosja e hebrenjve gjatë Holokaustit
Roli i Vatikanit nuk përfundoi vetëm me ndihmën ndaj nazistëve gjermanë për t’i shpëtuar ndjekjes nga trupat aleate. Ai i ndihmoi nazistët që të merrnin me vete pronën e grabitur.
Në fillim ajo ishte në pronësi të familjeve hebraike, të cilat hoqën dorë nga sendet e tyre të shtrenjta dhe të vlefshme kur hynë në kampet e përqendrimit. Më vonë, u zbulua se themeluesi i Bankës së Vatikanit ishte një agjent sekret. Ai po planifikonte t’i investonte të gjithë paratë e vjedhura në kompanitë italiane të sigurimeve.
Banka e Vatikanit, nuk është aspak transparente mbi veprimtarinë e saj
Instituti për Veprat Fetare, i njohur edhe si Banka e Vatikanit, ka qenë subjekt i shumë skandaleve gjatë dekadave të fundit. Kjo bankë u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1942, dhe synimi i saj ishte të shmangte kufizimet që kishin vendosur forcat aleate ndaj transaksioneve financiare.
Italia ishte një nga fuqitë që luftonte kundër aleatëve, dhe këto të fundit nuk donin që paratë të arrinin tek armiqtë e tyre. Banka e Vatikanit, u etiketua si banka më e mirë off-shore, pasi ishte e lirë nga çdo përgjegjësi e jashtme. Për t’i shpëtuar hetimit të Bankës Botërore, nazistët përdorën Bankën e Vatikanit. Në vitet 1970, Banka e Vatikanit bleu bono me vlerë 900 milionë dollarë përmes operacionit “Mafia”.
Më shumë se 160.000 ekzorcizma janë kryer nga Kryekzoricisti i Vatikanit
A e dinit se në vitin 2018, rreth 250 priftërinj nga e gjithë bota, u ftuan të marrin pjesë në shkollën vjetore të ekzorcizmit nga Vatikani? Kisha Katolike nuk ka hequr dorë nga praktika e saj e ekzorcizmit, edhe pse Bota ka përparuar dhe bazohet sot kryesisht tek neuroshkenca.
Një hetim ka zbuluar se rreth 160.000 ekzorcizma janë kryer nga ekzorcisti i ndjerë i qytetit të Vatikanit, Gabriel Amort. Edhe Papët kanë marrë pjesë në ekzorcizimin e njerëzve, që besohej se ishin të pushtuar nga demonët. Ekzorcizmi praktikohet edhe sot. Vetë Papa Françesku, u kërkon njerëzve të shkojnë tek një ekzorcist, në rast se ndjejnë se po përndiqen nga shpirtrat.
Vatikani ndihmoi në arratisjen e nazistëve nga forcat aleate
Pas Luftës së Dytë Botërore, nazistët gjermanë nuk mund të jetonin dot më në Evropë. Shumë nga nazistët arritën t’i shmangeshin gjyqeve, ndërsa shumë të tjerë u gjykuan dhe dënuan. Shumë nazistë gjermanë përdorën një rrugë të njohur si “ratlines” (gjirizet), për t’u arratisur nga Evropa.
Rruga që ndoqën zakonisht i lidhi ata me Italinë dhe Spanjën. Arsyet e mundshme të mbështetjes së nazistëve nga Vatikani, ishin se ata donin që Krishterimi të ringjallej, dhe nuk donin rritjen e fuqisë së Bashkimit Sovjetik, edhe pse zyrtarisht Vatikani shpalli neutralitetin në Luftën e Dytë Botërore.
Në Vatikan konsumohet më shumë verë se kudo tjetër
Sipas raporteve, konsumi i verës në Vatikan është më i madh se në çdo vend tjetër. Statistikat tregojnë se një person mesatar që jeton në Vatikan, konsumon rreth 20 litra verë çdo vit. Kjo shifër është 3 herë më shumë sesa për një banor mesatar në Mbretërinë e Bashkuar, 6 herë më shumë se sa për një amerikan, dhe 2 herë më shumë sesa banorët e Francës dhe Italisë.
Një fole e “super-mëkateve”
Edhe pse shteti më i vogël në botë si për nga sipërfaqja ashtu edhe nga popullsia, Vatikani ka shkallën më të lartë të krimit në botë, siç raportohet edhe nga BBC. Shkalla e krimit në Vatikan është 20 herë më e madhe se norma e krimit në Itali. Megjithatë, janë turistët
ata që mendohet se janë të përfshirë në krime, dhe jo Papa apo garda zvicerane.
Përveç kësaj, Vatikani konsiderohet gjithashtu si një fole e super-mëkateve. Kjo i referohet peshkopëve homoseksualë që shërbejnë në Kishë, përpjekjeve për të vrarë një papë për arsye politike dhe fetare, një papë që pati marrëdhënie seksuale etj.
Vatikani:Shtëpia e politikës së ndyrë dhe të pabesë
“Shenjtëria e Tij’ është një libër i bazuar tek letrat sekrete të Papa Benedikti XVI. I botuar
në vitin 2012 dhe i shkruar nga gazetari italian, Xhanluixhi Nuci, letrat sekrete të Papa Benediktit iu dhanë këtij të fundit nga vetë shërbëtori personal i Papës. Ato nxjerrin në pah faktin se Vatikani ishte një shtëpi e politikës së ndyrë dhe tradhtisë.
Skandali u njoh si “Vatileaks”. Mbi të u zhvillua një hetim, që zbuloi se njerëzit jashtë qytetit të Vatikanit, shantazhonin klerikët homoseksualë, pasi ata kishin shkelur betimet e tyre për sekretin e rrëfimeve. Besohet se Papa Benedikti dha dorëheqjen nga papati, pikërisht për shkak të sikletit të shkaktuar nga këto skandale.
https://historyofyesterday.com/seven-dark-secrets-of-the-vatican-4f42985bca7c(CNA.al)
na hankshi mutin gjithe
Sekreti me i madh eshte Ungjilli origjinal i Isait Mesihut. Jane 72 variante te Ungjillit. Asnjeri sipas Isait. ( Isa quhet jo jezu. Edhe ne izrael Isa quhet). Filmi Stigmata e sqaron tamam.
Nuk perseriten permendesh ato qe te kane mesuar keta hoxhallaret e rinj mjekeroshe me pantallona te shkurta te Lindjes se mesme pa lexuar asgje tjeter vete. Jezusi ishte hebre dhe emri i tij eshte hebraisht Jeshua, emer qe eshte mjaft i perhapur mes hebrenjve (ose nje variant i ngjashem). Isai eshte nje tjeter personazh biblik ose edhe i Tores Hebree. Kur ti gjesh 72 ungjijte na thuaj edhe ne te tjereve se deri tani vetem 4 kemi lexuar dhe ata tregojne te njejten hirtori pak a shume. Ose me mire perpiqu te ballafaqosh versionet e librave vetare myslimane dhe versionet e djegura bashke me njerezit qe i shkruan te vrare per kete arsye. Sa per Vatikanin ka shekuj qe eshte bere vater neperkash dhe qe luajne lojera politike te forta sic fundja bejne edhe plot institucione te tjera fetare rreth e rrotull nesh nga pothuajse te gjitha fete. Dikur te gjithe do japin llogari
Kjo që thua nuk eshte e vërtetë.
Por mund të thuash që nuk do ta degjosh ungjillin ne Vatikan.
Ungjilli eshte ky:
Perëndia është i shenjtë.
Njeriu është mëkatar i shthurur, i aftë për çdo mëkat. Ka natyrë mëkatare. Që kur mëkati hyri në botë përmes Adamit, të gjithë trashëguam natyrë mëkatare. Si Adami njeriu dëshiron të jetë zot i jetës së Tij, nuk dëshiron t’i nënshtrohet Zotit. Mendon se është i mirë.
Perëndia Atë, personi i parë i trinisë, projektoi një plan për t’u pajtuar me botën. Pra Perëndia e bëri rrugën për të sjellë mëkatarët te Vetja e Tij. Jezusi, personi i dytë i trinisë, erdhi në formē njerëzore në tokë, jetoi një jetë të përsosur, dhe tregoi si ishte Perëndia sepse Jezusi ishte mishërimi i Perēndisë Atë. Jezusi vdiq në kryq për të paguar për mëkatin. Ai është i vetmi që mund të paguajë për mëkatin sepse është i shenjtë, është Perëndia. Jezusi u varros, por ditën e tretë u ringjall dhe iu shfaq më shumë se 500 personave. Jezusi e mundi vdekjen sepse nuk ishte pa mëkat. Varri është bosh.
Ringjallja e Tij është fakt historik.
Kushdo që pendohet për mēkatin dhe beson në Jezusin ka faljen e mëkateve, me anë të besimin në sakrificën e Krishtit në vendin e tij. Mëkati i personit vihet mbi Krishtin dhe drejtësia e Perëndisë i numërohet personit. Kjo është nga hiri i Perēndisë, dhuratë e pamerituar.
Në momentin e besimit, personi rilind shpirterisht, ka jete me Perëndinë. Jezusi e pajtin atë me Perëndinë. Fryma e shenjtë, personi i tretë i trinise, vjen tek ai. Jeta që ai fillon me Perëndinë, vazhdon në përjetësi.
Mik, pa vdekje të Jezusit, nuk ka larje mëkatesh. Jezusi është rruga, e vërteta dhe Jeta. Askush nuk shkon tek Ati veçse nëpërmjet Tij.
Ky është i vetmi ungjill, lajmi i mirë. Perëndia e deshi aq botën sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në Të, të ketë jetë të përjetshme. Mis u ngatërro nga fjalët. I vetëmlindur do të thotë wë ka të njëjtën natyrë hyjnore me Perëndinë Atë.
Provoje dhe shihe sa i mirë është Zoti. Lutju Zotit të të drejtojë tek e vërteta.
keto 7 sekrete ka te pakten nja 7 vjet qe lexohen lart e poshte.
imagjinoni sikur vatikani ti publikonte te gjitha ato qe ndodhen ne bibloteken e saj!!!
popullsia e krishtere dhe jo vetem ajo, do zhytej ne kaos total, dhe jeta ne toke do behej rrumpalle…..fundi i botes me siguri.