Nëna shqiptare trondit opinionin publik: Publikon fotot e kufomës së të birit

19 Tetor 2021, 20:51Kronika TEMA

Në kërkim të drejtësisë, një nënë shqiptare ka vendosur që t’i tregojë publikut fotografitë e kufomës së të birit. Bëhet fjalë për Lena Dodajn, nëna e Maringlen Dodajt, 25-vjeçarit shqiptar i cili më 18 Nëntor të 2011-s humbi jetën pasi ra nga tarraca e një ndërtese në Narni Scalo, gjatë kohës që po punonte.

Mëngjesin e kësaj të marte, ajo u shfaq para gjykatës së Terni-t në Itali. Me vete kishte një tabelë ku shfaqeshin dy fotografi të të riut të pajetë, ndërkohë që ndodhej i zhveshur dhe i shtrirë përtokë në dyshemenë e urgjencës në spitalin Santa Maria, ku ishte shtruar pas aksidentit të rëndë.

Foto që nëna shqiptare tha se i kishte zbuluar kohët e fundit në një fashikull të prokurorisë. “Mbeta e shokuar kur i pashë. Im bir është poshtëruar si gjallë ashtu dhe vdekur”.

Siç shkruan ANSA, hetimet për stafin mjekësor janë hapur disa herë, por kanë pasur gjithnjë të njëjtin fat, duke u mbyllur.

“Apeli im për prokurorin e Perugia-s është që të ndërhyjë për këtë çështje të tmerrshme”, tha Lena Dodaj, ndërsa theksoi se ishte e gatshme ta vijonte protestën e saj para të tjera zyrave gjyqësore në rajon.

2 komente në “Nëna shqiptare trondit opinionin publik: Publikon fotot e kufomës së të birit”

  1. Edi Rama bashke me gjith politikanet e tjer Jane Turqe Otomane Talibane komunista muti says:

    I lumte për kurajone shume njerzeve në ket bote ju mungone drejtsija dhe njerzolleku duma drejtsise edhe ne në Shqiprie

  2. Lala i Lushnjes says:

    Të poshtëruar kudo. Paguajmë gjynahet që braktisëm vëndin dhe e dorëzuam në dorë të kriminëlëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje