Qarku i nxehtë i krimit, Gledis Nano prezanton drejtorin e ri të policisë së Elbasanit

19 Tetor 2021, 11:22Kronika TEMA

Kreu i policisë së shtetit Gledis Nano ka prezantuar sot drejtorin e ri të policisë së Elbasanit, Ardian Çipa, menjëherë pasi bëri publike listën me 12 emërimet e reja mesditën e së hënës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka zgjedhur Elbasanin për të bërë të parin prezantim, por edhe për të dhënë mesazhin se lufta ndaj krimit në këtë qytet do të jetë prioritar në punën e drejtorit të ri, Çipa.

Vetëm në muajin e fundit në Elbasan janë shënuar 4 viktima si pasojë e vrasjeve, ndërkohë që shumë të tjera vijojnë të mbeten të pazabardhura, ku një pjesë e mirë e tyre janë një zinxhir hakmarrjes mes bandave që luftojnë për kontrollin e territorit.

2 komente në “Qarku i nxehtë i krimit, Gledis Nano prezanton drejtorin e ri të policisë së Elbasanit”

  1. xhoxhi says:

    Në këtë sistem të qelbur që quhet kapitalizëm kush guxon të luftojë krimin ekzekutohet ai vetë kjo ndoth në gjithë botë.Ndoth sepse krimi i vrasjeve shkon zinxhir gjatë gjithë jetës.Me roje është e vështirë të eliminosh vrasjet.Më thoni një vënd në botë që ska krime.Vetëm në Korenë e veriut.Po vrau shteti ulen krimet po të jetojmë kështu siç thuhet në demokraci u seicili bën atë që i vjen në kokë krimet shtohen.Në Shqipëri ndron partia ndëron policia dhe administrata komplet,ndëron i madhi i policisë ndërojnë gjithë kokat e policisë.Kështu luftohet krimi?Bën vaki fiton partia demokratike do i heqë të gjithë dhe do fillojmë si në vitin 1992…sepse pas Bashës shkojnë ata që duan të marin një punë.Ja prandaj edhe Albania shkon drejt forcimit të demokracisë..

  2. Drini says:

    Cipa duhet te zbardhe nje vrasje qe lidhet vellezerit Kuci ne kohen kur Lorenc Panganika, tashme drejtor i Tiranes, ka qene zv.drejtor i policise ne Elbasan.
    Vellezerit Kuci, e bene vrasjen dhe u strehuan ne shtepine e dajes se tyre Kolomb Belles, nje mik per koke i nendrejtorit Panganika. Kete e di gjithe Elbasani dhe jo vetem.
    Personi qe u vra nga vellezerit kuci , ishte kunati i kryetrit te Partise Socialiste ne Elbasan
    Po emerimi i Panganikes ne Tirane besoj se lidhet me faktin qe babai i Panganikes, ish shef i qarkullimit ne Elbasan, ka qene shok i ngushte me babain e Gledis Nanos, ish shef i krimeve po ne Elbasan.
    Keto pordhet me luften ndaj krimit jane propagande e nevojshme per burrin e Dalines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje