Prokuroria e Kavajës regjistron procedim penal për vdekjen e 4 turistëve rusë në hotelin e zonës së Qerrtit. Edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion vepra penale është regjistruar si vrasje.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor në një hotel në Qerret të Kavajës, ku 4 turistët rusë, të afërm me njëri-tjetrin u gjetën pa shenja jetë në shezlongët e pishinës së brendshme.
Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.
Shtypi rus shkruan se e 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë, pasi janë gjetur pranë pishinës dimërore. Në momentin kur u gjetën të vdekur ata ishin të veshur me veshje të përshtatshme për pishinë por nuk është e qartë nëse ata u futën aty.
Ndërsa të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.
Ne rradhe te pare Informationen vijne te ndryshme.1 U gjeten ne saubere. 2 U gjeten ne pishine.Kondicioneri eshte difekti dhe efekti helmues.Autopsia do tregoje gjithshka .