Punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së misionit të tyre janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rrezikut dhe për rrjedhojë kanë nivele të larta të stresit.
Për këtë arsye është hartuar një udhëzues i përbashkët nga PAMECA V, Policia e Shtetit dhe Urdhri i Psikologut. Valbona Treska presidentja e urdhrit të psikologut, thotë se psikologet e atashuar pranë komisariateve do ndryshojnë programin e punës.
Treska shpjegon se janë dy faktorë që kanë ndikuar në rritjen e nivelit të stresit dhe ankthit.
Tashmë psikologët do angazhohen dhe në rastet e pengmarrjeve apo dhe operacione të ndryshme të ngjashëm me rastin e Lezhës kur u lokalizua Aldi Rama, i cili vrau efektivin Saimir Hoxha. Ata do jenë pjesë e grupit negociator.
Deri më tani janë 30 psikologë, por numri pritet të rritet në vijim. Fokusi i punës së tyre do jetë udhëzimi i efektivëve si të veprojnë në situata të ngarkesës psikologjike dhe të ndihmojnë veten për të zbutur situatat e stresit.
Ato nuk po stresohen hiç nga vetingu por po pasurohen per dite dhe me shum! Ka shum polic jo shefa ,se shefat dihet se jane bere milionera po policet e thjesht jane bo me vila ,hotele,biznese, maqina luksoze !keto jane policet e shtetit qe duam. Keto polic nuk pyesin per vetingun se egziston kund.