Dha para kundrejt votave në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet ish-kandidati i LSI-së

16 Tetor 2021, 13:14Kronika TEMA
Dha para kundrejt votave në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet

Ish-kandidati i LSI, Etjon Joka ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Joka është filmuar në një video duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë.

Ai u shfaq me zë në një video të publikuar, teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.

Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

 

1 komente në “Dha para kundrejt votave në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet ish-kandidati i LSI-së”

  1. drini says:

    E meriton denimin, le ta vuaj. Pa ndeshkuar nuk ndryshon zakoni i vjedhjes se votes. Por eshte per te aardhur keq se ata qe e futen vjedhjen dhe blerjen e votes dalin pal agur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje