Zjarr në një pallat në Tiranë, një e vdekur, një i plagosur

16 Tetor 2021, 08:47Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në zonën e Astirit në Tiranë. Bëhet e ditur se rreth orës 05:55 ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati.

Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga dritarja shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj  K. O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi djali i saj ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje