Katër turistë rusë gjenden të vdekur në një hotel në Qerret të Kavajës

15 Tetor 2021, 23:21Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë, ku 4 persona kanë humbur jetën.

Mësohet se viktimat u asfiksuan për vdekje brenda saunës së hotelit. Rrethanat dhe dinamika e ngjarjes janë të paqarta.

Viktimat janë dy burra dhe dy gra. Ata ishin turistë të huaj, shtetas rusë, të cilët prej 1 jave ndodhen në Shqipëri.

Katër turistët u gjetën të vdekur brenda saunës së hotelit pasi nuk ishin bashkuar me pjesën tjetër të grupit.

Nuk dihet nëse kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkaqe të defektit teknik, për faj të stafit të hotelit apo për shkak të vetë turistëve. Këto dyshime do të sqarohen në vijim nga grupi hetimor që tashmë ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Informacioni paraprak i policisë:

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavajë, në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rus, K. S, 31 vjeçe,  N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

10 komente në “Katër turistë rusë gjenden të vdekur në një hotel në Qerret të Kavajës”

  1. Berti says:

    Keshtu ndodh kur behen katunaret , derrat injorante zhulsa e pabreksa me hotele me pare kurvlliqesh …

  2. Kjo vdekje brrutale tregone se kushe na ka qeverisur dhe kushe na qeverise.. Tani ky hajduti i fundit Edi Rama done me shkue ne hapsire ne hëne bashke me Erdogani per te vjellure edhe disa miljona evro te tjera nga Shqiptaret says:

    Wawww ky lajem tragjike te le pa fjale.. per shkaket te shume rrathanave por numer 1 per shkaket te mentalitetit dhe per shkaket se te gjith ne mundohemi te vjedhim dhe nuke i ndertome gjerat si duhet… se pse vjelljen e kemi mesuare nga politikanet e si do mose nga Sali Berisha ilir Meta Fatose Nana Lulzim Basha dhe Edi Rama Erdogani… si keshtu kushe do qe vjen tek ne ose rri afer nesh ose rrine me ne do të na shofin sherrin …. Edi Rama done me shkue ne hapsire bashke me Erdogani per te vjedhure leket e Shqiptarve por ne Shqiprie as nje gje nuke eshte tamame ose me standartet Evropjane qe kene sigurd per jeten… kjo vdekje brrutale trrevone se kushe na ka qeverisur dhe kushe na qeverise poshte Edi Rama bashke me gjith hajdute e tjer

    1. ashtu kot says:

      Nuk don me shkue, por do te shkoje….

    2. Altini says:

      Mëso të shkruash shqip o injorant!!!

  3. Detari says:

    pushime nalbaniston

    gezuar ramazonin beqira.

  4. Jorgo says:

    samka Rusia, ..
    c’i bene 4 vete me pak….

  5. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    E mer beqira cna bet,na nxorret bojen ne mbare boten……

  6. Lena says:

    Edhe keta qe ngelen t’bejne pushimet n’albanistan! Nje vend ku njerzit jane fals c’pret nga tjerat qe i ka ber dora tyre e pagdhendur pa tru fare.

  7. Ngushellime Te afermeve te Turisteve Ruse qe humben jeten
    ne ate Sauna te Hotelit ne Qeret .
    Nuk mundemi te dijme se si ka ndodhur e verteta ,por nji gje eshte
    e qarte :
    Hoteli mban pergjegjesi per gjithcka ndodh brenda Hotelit .
    Hotel nuk do thote te ndertosh ca mure e e sauna me terheq Turiste e bo pare ,
    por edhe Pergjegjesi e Siguri .
    Ktu del edhe njiher ne pah ,ajo paaftesi e mosfunksionim si duhet i Turizmit
    i Ministrise Turizmit ,qe duhet te ket Specialiste qe njohin mir si funksionon nji Saun
    dhe njikohesishte Rreziqet e Sigurine e saj e Licensuar Hotelin per gjithcka .
    Problemi eshte se MInistria s’ja ka iden cdo te thote LIcensim i Hotelerise ,
    cdo te thote Siguri qe Hoteli e cdo Subjekt qe levron Turizem duhet te afroj edhe Sigurin
    maximale per Turistin ,prandaj Kualifikohen personeli i Hotelit i Subjektit ,
    prandaj Licnesohen ,qe te jene pergjegjes .
    Nji bythe vend i vogel mbushur plot me sharlatane e dembele qe ndjekin traditat primitive
    dhe nji Shtet qe s’njeh Konceptin si funksionon nji Shtet .
    Turp per kta Hotelxhinj skandaloze

  8. Ilirjan says:

    Keqardhje per jetet e humbura, jane njerez, nena baballare, prinder! Absurde te jesh me pushime e te perfundoje keshtu. U takon organeve kompetente te zbardhin ngjarjen,jo zhulsave qe komentojné… budallalleqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje