Gjykata e Posaçme e Apelit liron nga qelia Selim Çekajn, babain e Arbër Çekaj. Apeli vendosi të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest në burg” me atë të “arrestit në shtëpi”, pasi kishte kërkuar lirinë për shkak të problemeve shëndetësore.
Kujtojmë se 72-vjeçari u arrestua në prill të këtij viti, pasi në kontejnerin me banane e porositur prej tij nga Ekuadori, u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sakaq, djali i tij, Arbër Çekaj, po vuan një dënim me 14 vite burg për trafikimin e 600 kg kokainë nga Amerika e Jugut.