Plagosja misterioze në Tiranë, si u qëllua me plumb brenda mjetit 22-vjeçari: Se kisha mendjen, po shikoja telefonin

13 Tetor 2021, 09:14Kronika TEMA
Plagosja misterioze në Tiranë, si u qëllua me plumb brenda mjetit

22-vjeçari Redi Balla u qëllua me plumb në këmbë brenda mjetit të tij mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ndodhi në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë ndërsa plagosja e të riut mbetet ende mister.

I riu u dërgua në Spitalin e Traumës ndërsa nuk ka ende hollësi mbi autorin e plagosjes apo shkaqet e ngjarjes.

“Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj”, bën me dije policia.

Parkova makinën dhe po merresha me celularin. Dikush u afrua dhe qëlloi. S’e pashë autorin, mbulova kokën me duar“, mësohet se ka thënë 22-vjeçari.

2 komente në “Plagosja misterioze në Tiranë, si u qëllua me plumb brenda mjetit 22-vjeçari: Se kisha mendjen, po shikoja telefonin”

  1. Muli Noka says:

    Keta sikur w kan te shkruar ne ball Bir Ku*ve

    1. kulla bjeshkeve says:

      Temen e semes,,ne kemi 25 vite ketej Amerikes dhe nuk e imagjinojme dot qe te pakten te ulemi ne nje Mercedes dhe jo me ta disponojme nje te till,, kurse ky koke palari thote se nuk e di pse me qelluan. Fatkeqesi e madhe qe me kete brez te rinjsh Shqiperia do shkoje keq e me keq. Te rinje qyteti qe i shmangen punes qe cfardolloje pagese te kete ajo,,te rinje fshatare qe braktisin tokat bujqesore dhe blegtorale duke kthyer fshatrat ne vende fantazem,pronar biznesesh qe tallin bythen me pagesat dhe trajtimin e punonjesve,,,,etj,etj,,, Nje qeveri qe po tenton,por e pafuqishme,sepse gjithe politikanet jane perfshire historikisht ne korupsione,,,,Pra pse ankoheni qe BE nuk ju do.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje