Kërkoi gjykim të shkurtuar, Gjykata merr vendimin për ish-gjyqtaren e Krujës

11 Tetor 2021, 17:03Kronika TEMA
Kërkoi gjykim të shkurtuar, Gjykata merr vendimin për

Gjykata ka paranuar ditën e sotme kërkesën e ish-gjyqtares të Krujës Enkelejda Hoxhës dhe 9 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar.

Me pranimin e Gjykimit të Shkurtuar, do të thotë që gjykata do marrë vendimin me vetëm provat e siguruar deri më tani dhe nuk do të thellohet më tej. Kështu Enkeleda Hoxha përfiton uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar.

Hoxha u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi dyshohet se me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale.

Mes të arrestuarve janë, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.

 

1 komente në “Kërkoi gjykim të shkurtuar, Gjykata merr vendimin për ish-gjyqtaren e Krujës”

  1. mendoj says:

    Prape s’e kuptoj ligjin shqiptar per gjykim te shkurtuar! Eshte bashkepunim me prokurine dhe gjykaten per te nxjerre te tjera “geshtenja” apo eshte vetem te mos lodhet me prokuria dhe gjykata per te germuar krimin me thelle dhe kriminelet perfitojne pafajsine?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje