Në krye të policisë së Shtetit, organizata që gjatë viteve të fundit ka qenë më e kritikuara veçanërisht sa i përket qasjes në protesta, Drejtorin e Përgjithshëm e presin disa sfida.
Më e para, që mund të lexohet si rokadë në polici, ka lidhje me pastrimin e policisë se shtetit.
“Mund të interpretohet si një lëvizje e thjeshtë shefash dhe drejtorësh, po në fund fare është punë në ekip dhe Nano nuk do pranojë të ketë nën drejtim shumicën prej tyre” tha një ekspert i policisë së Shtetit.
Madje emërimi si drejtor i Përgjithshëm i 40 vjeçarit, ka rikthyer shpresat edhe tek ish zyrtarë policie që mbas 2018 u hoqën masivisht si të identifikuar si shefat politikë.
“Ka diçka shumë të rëndësishme tek Nano, ndonëse i ri dhe rrezikon të bjerë në kurthin e një grupi të mbetur nga paraardhësi, ai është polic me vizion”. tregoi një ish zyrtar policie që shtoi se e mirëpret ftesën për të qenë sërish në polici.
Mbas shkarkimeve masive që ma gjasë do të aplikojë, lëvizja e dytë e Gledis Nano pritet të jetë ndryshimi i strategjisë për luftën ndaj fenomenit të kanabizimit.
“Nuk është çudi që qasja e Gledis Nano të jetë e tille, ai nga natyra është vendimmarrës dhe kalimi i Vettingut ia jep këtë liri, që ai të kërkojë listën e çdo shefi në policitë lokale që kanë shërbyer nga 2018 dhe ndaj tyre të aplikohen masa të mos ngritjes në karrierë” përshkruan një ekspert tjetër i huaj, sipas të cilit disa nga shefat dhe drejtorët lokalë vijojnë të qarkullojnë pa asnjë gjemb në karrierë ndonëse ata dështuan në asgjësimin e drogës. “Do ketë rivlerësim patjetër që po dhe nuk është çudi që Gledis Nano të përcojë filozofinë e motivimit bazuar në rezultate”, thotë eksperti.
E treta lëvizje do të jetë mbledhja me krerët e policive, disa prej të cilëve njihen si miqtë e Ardi Veliut e disa e kanë kthyer faqen prej muajit korrik, atëherë kur po kuptohej se Veliu po shkonte drejt fundit të karrierës në polici.
Me shumë mundësi krerët e policisë duke nisur nga shefat e qarkullimit, të disa drejtorive dhe të të gjithë komisariateve do të lëvizin në mënyrë radikale, por kjo mbetet për tu parë nëse do të firmoset gradualisht për të mos hedhur poshtë punën e paraardhësit, apo do ndodhë sipas motos së ministrit të Brendshëm “për energji të reja”.
Krimet e pazbardhura janë kryesisht orientimi tjetër ku bazohet çdo drejtues i ri dhe për rrjedhim kjo do të mbetet një sfidë edhe për Gledis Nanon, që ka zgjedhur që urën e parë të komunikimit ta ketë me median, të cilën e ka ftuar miqësisht në një takim prezantues.
Drejtorit të ri i urojmë punë të mbarë!! Ka një problem shumë të madh në trajtimin e reformave në policinë e shtetit që nga çasti që këto probleme trajtohen si individuale dhe jo si institucionale. Policia e Shtetit duhet t’i thotë pikë së pari ndal korrupsionit në radhët e veta dhe pastaj të punojë për zbatimin e ligjit. Nuk është problem se do rikthehen të larguarit apo do ikin miqtë e Veliut, problem është se edhe ata që do të vijnë do të fillojnë të njëjtën skemë të zhvatjes kçk, në kufi, qarkullim apo edhe deri tek bashkëpunimi në mbjelljen e Kanabisit dhe trafikimin e tij. Ka një studim të IDN që pasqyron gjendjen e korrupsionit të lartë në polici dhe opinionet e efektivave që përballen përditë me krimin. Nuk punon polici kur sheh se shefi i tij lëviz me X6 dhe vetë rropatet e nuk mbush barkun me bukë prandaj është kjo gjendje se policët nuk hanë bar, i dinë të gjitha!
Ere ere per policin e shtetit, por shiko edhe gjyko thote populli. Pa i hequr hakun e deri tanishem duhet pare cfare do bej. Sic edhe kane mesuar edhe aplikuar ne punen qe ka ben taktita eshte e thjeshte. Follow the Money. Thjeshte ndiqe paran edhe e gjen kush eshte kushe.
“Njeriu i FBI” edhe duket si Taleban? Te shikojme ky do te ankorohet edhe ky pas ” dorheqjes” se Didi me mustaqe eshte ” parkuar” ne Amerike pas luftes teper te “sukseshme ” kunder kanabis. Be ndonje tender per “uniformat e reja edhe Europiane ” ku nje kapele kushton $300 edhe vazhdo me rradhe pastaj. Mjerre ata qe nuk paguajne dritat tani.. ?
Ky duket tip banditi. Gjithsesi ai stan ate bylmet ka.
Elidon ti do erzen brecanin .ky eshte profesionist dhe njeri jo ari si erzeni.
Taip kush eshte Erzen Breçani nuk e njoh. Lumin e Erzenit e njoh por ate jo.
filloje mbare me erion ahmetin njehere pastaj shih te tjerat
O mender “gazetar”. Na e neveritet shtypin me perdorimin vend e pa vend te fjaleve te huaja.
Katarsis do te thote vetepastrim. Gledis Nano duhet te pastroje policine, jo veten e vet, o i paditur.
Kur nuk di gjuhen e nenes tende, si mund te dish gjuhe tjeter, o trupeshk.