Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit janë duke zhvilluar një aksion të madh që ka të bëj me veprat penale në fushën farmaceutike.
Sipas burimeve të A2 CNN, deri tani flitet për 6 të arrestuar. Bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle neper disa depo farmaceutike dhe janë sekuestruar medikamente të paregjistruara.
Hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.