Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 15 vite burg Domart Konjarin,i akuzuar nga autoritetet franceze si “koka” e grupit të trafikut të kokainës në 4 shtete europiane.
Ai akuzohej nga autoritetet e drejtësisë franceze si njeriu që ka drejtuar grupin e trafikut të kokainës nga Franca, Italia, Belgjika dhe Hollanda. Në dosjen e Konjarit, janë edhe përgjimet e anëtarëve të grupit të kokainës, të cilët bënin edhe pastrimin e parave dhe paguanin korrierë të rremë për të mos u zbuluar.
Gjatë procesit në Shkallë të Parë u dëgjuan dhjetëra dëshmi të shtetasve francez dhe një sërë provash të sjella nga Franca. Lirimi në 2015 çoi në arratisjen e tij, duke krijuar një sërë reagimesh për vendimin.