ZYRTARE: “Njeriu i FBI” emërohet drejtor i Policisë së Shtetit

6 Tetor 2021, 12:27Kronika TEMA

Gledis Nano është emëruar zyrtarisht drejtor i Policisë së Shtetit i cili mbante postin e drejtorit të Anti-Terrorizmit.

Kjo lëvizje vjen pas dorëheqjes ditën e djeshme të Ardi Veliut.

Nano ka qenë një prej zyrtarëve të Policisë së Shtetit më të përfshirë në çështjen e riatdhesimit të familjarëve të luftëtarëve shqiptarë të ISIS, të mbetur në Siri.

Për këtë përpjekje, në muajin gusht ai u vlerësua edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim me një çmim.

Gjatë gjithë drejtimit dhe funksioneve të tij në Policinë e Shtetit, Nano nuk është akuzuar nga opozita, pasi ka mbajtur gjithnjë një profil profesional dhe ka qëndruar larg politikës.

Në shkurt 2020, Nano i kaloi të gjitha shkallët e Vettingut, duke rezultuar pa probleme me pasurinë, në aspektin moral dhe atë profesional, duke marrë dritën jeshile nga Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit në polici për të vijuar detyrën.

Gledis Nano u emërua në detyrën e  kreut të drejtorisë të Antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperiencë 17-vjeçare si pjesë e Policisë së Shtetit.

Në vitin 2013, ka kryer hetimet e dosjes së “Imamëve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin.

Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit në janar 2020 të diplomatëve iranian nga Shqipëria.

Për vetë postin e rëndësishëm që ai mban në krye të Antiterrorit shqiptar, Gledis Nano është trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij nga agjencitë më prestigjioze ligjzbatuese perëndimore dhe në 2017-n është  diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI në Quantico Virginia. (TemA)

20 komente në “ZYRTARE: “Njeriu i FBI” emërohet drejtor i Policisë së Shtetit”

  1. Bubuzhel Berati says:

    SUKSESE NE DETYREN E RE GLEDIS
    AJO QE DUHET TE BESHE ESHTE TE NXJERESH PARA DREJTESISE VRASESIT E BABAIT TENDE .
    VITI 1997 NE BERAT LAGJA MANGALEM NDODHE NJE VRASJE KU NJE PESONE I DALE NGA BURGU VRITET DHE AKUZOHET PA ASNJE PROVE I JATI GLEDIS NANO
    ME VONE I NDJERI BABAI GLEDIS NANO SHKONE NE VLORE TEK VAJZA PER T’ JU FSHEHUR HAKMARJES .
    KRIMINELET SHKOJNE NE VLORE E MARIN ME FORCE E SJELLIN NE BERAT DHE E E EZEKUTOJNE MBASE STATDIUMIT .
    TOMORRI
    NESE JU ZOTERI NUK DERGONI PARA DREJTESISE VRASESIT E PRINDIT TUAJ CFARE BESIMI DO KETE POPULLI ATA DIHET KUSH JANE JANE BANUES NE LAGJEN 30 VJETORI ME MBIEMER KANANI

    1. ILYRIA says:

      Me duket se po ngaterron personat – “Bubuzhel Berati”
      Babai i Gledis Nano-s jeton ne Tirane dhe eshte si kokkra e Molles……
      Rishikoje edhe njehere “Historine” qe ndoshta eshte e vertete , por qe nuk ka aspak lidhje me Drejtorin e Policise se Shqiperise – sapo emeruar.

    2. Asd says:

      Shpresoj qe ky drejtori i ri te mos degjoje keshillen tende, dmth te perdore policine per tu hakmarre per nje vrasje te padrejte. Vrasja eshte kapitull tjeter dhe i takon drejtesise, ndersa si drejtor detyra e tij eshte te “rreshtoje” drejte policine dhe te ngreje ne detyre njerezit me te afte per te formuar skuader. Policia eshte nje force e jashtezakonshme e keq perdorur. Por po te reformohet, instruktohet dhe modernizohet mund te rrise mjaft efikasitetin. Kjo eshte detyra e drejtorit te ri. Urime dhe kembe te mbare!

  2. Shyqyr mer yahoo nji i Diplomuar Jashte ne krye te Policise . says:

    I urojme suksese dhe me dore te fort e te sigurt ne cdo arrestim
    te Politikaneve me shkerdhata te Botes dhe bordellos se Drejtesise
    si Gangrena me e rrezikeshme e Shtetit Shqiptare .
    Ky eshte jo vetem nji shanc i mire per Policine e cila duhet te definoje qarte Pozicionin e saj
    vs Institucioneve “kolege” si Drejtesia
    por edhe nji Chellenge

  3. OkTaPoDi says:

    Hajde shoku hajde ca bohet kshu mer jau..

  4. xhoxhi says:

    Le të jetë kush të dojë po nuk mund të arestojë njerzit e kollarisur që vjedhin e shpërdorojnë detyrën asgjë nuk regullohet.Kkriminelët dihen gjurmohen dhe një ditë edhe arestohen njerzit me kollare vjedhin dhe nuk i mer vesh askush…Suksese si fillim dhe ishalla vjen një ditë më e mirë për të gjithë..

  5. Nurenbergu says:

    Jaaaaaa qe pranevera erdhiiiiiiii ! Tani …….tani ora po leviz ne krahun e duhur

  6. Erdogan says:

    Edhe ky Emer Greke Epirote ka?
    Glendis do te thote shqip Defrej,Glendao
    Apo futja kot si gjithe Arnautet qe kane ndryshuar Emrat Osmane por Mbiemrave u duhet te kalojne edhe 500 vjet dhe “te shome”.
    Mos eshte Emer i ndonje “Filo-Sofos” (Filosofi) Ilyre por e ka “harruar” qellimisht Historia?

    1. ben says:

      Doli dhe Erdogani neo-grek me gomarllekun e dites. He more Erdogan, thashe se ku je sot se nuk po i gjeja ato idete e tua ne asnje koment sot tek TEMA.
      Me ngrive gjakun. Thash se ku na humbe. Jo per gje por kodrat pas bregut qe shkruan na bejne te qeshim ne ditet e veshtira qe po kalojme. Edhe budallenjte na duhen se me to bejme gallate. Vazhdo te shkruash gomarlleqe Erdogan se me to kalojme diten …

  7. Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes says:

    Prap ky koqja, kujton se na cudit me kete mendesi mesjetare…..mos ja varni

  8. Nurenbergu says:

    O erdogan i semur grek ! FILOSOFI eshte shqiow e vjetwr e huazuar e deformuar nga koha , nga perzierja shwipetar me te ardhur aty nga arabia .Filozofi , ne shqipe eshte – Fillo lafos , domethene te gjitha cthuet kethehet ne dituri per tjetrin , nga llafosja .Ne emer te te gjithe shwipetarve , largou e ik perdhu pleher .

  9. Arben says:

    Nuk ka drejtues qe me nje te rene eleminon krimin e aq me teper krimin me kollare siç quhet rendom krimi politik e shteteror. Por nje gje eshte fakt, qe ne krye te policise se shtetit eshte emeruar nje person i shkelqyer ne radhe te pare,i ditur, profesionist, i thjeshte dhe jo natyre hakmarrese. SUKSESE.

  10. ike re . fshatar qeka ene ky e ? says:

    si mer sna u dan katnaret nga ky shtet !!!!!!!!!!!!!
    nga forma e kokkes dyshova iher , por qeka vertetu
    qi ka adn kantari .
    sikterr me katnaret ne shtet na ka gjet belaja vallahi?

    1. Illyria-Shqiperia says:

      I zot ç’mban ajo toke. U gjenden qytetaret ne shqiperi…qytetet me nam shqipetare… Ti duhet te jesh nje nga keta qytetaret e kulluar qe te vjen zor t’i lexosh…pa diskutim Tirons besoj se ata e kane zakon te quajne te gjithe katunare…injorant me brire! Gledisit i urojme me zemer suksese!!! Edhe sikur nga maja Mali i Tomorrit te ishte, qe nuk eshte!

      1. o katnar kaptin pa rrurr says:

        lyerija – shqipqria ,
        na mbyten katnaret bre !
        koq sh katnare ne Tiron po prishen ekujlibrat e Shqipbis bre !
        Posht katnaret e qelbun qe degjenerun Shqipnin

    2. Ku je mer ti tshplaft panuklla says:

      Nigjo ktu ti mer veshluge ……
      Kur tvjellesh heren tjeter ktu coje ene i resme me ta pa surratin e kuq..Ytttt rrac e qelbet qe tvje era qen……
      Kur tshof heren tjeter nTiron do ti shkul ato vesht mor pinguin…..katnareve ju hongsh manall…….ti xhavorr i shplam me mut…

  11. Tropojani i terbuar says:

    Vec perpara! Urime dhe me byth te forta!

  12. Buckethead says:

    Kur te iki nga detyra a do te kete privilegje dhe mbrojtje?? Nqs po ,ka shanse te punoje mire,ne te kundert nuk punon dot. Suksese Gledis Nano dhe respekte per arsimin e kualifikuar ne USA .

  13. Nje mergimtar says:

    Fjalet e mira per nje person sic eshte Z Nano jane per detyren e deritanishme.Detyra e re ka probleme te tjera dhe perplasje direkte.Mjaft te mos i plotesoj nje teke PD-s dhe do ta degjojme kengen.Ne Shqiperi ka kohe qe opozita flet per “narkoshtet”,per trafiqe e grupe kriminale,si ka mundesi qe ky nuk paska pergjegjesi?Ai vertet eshte specialist i perkrahur FBI-ja per pune shume te mire,po vetem Ai nuk ka punuar.Le ti vleresojme si ne fillim e deri ne fund specialistet e te mos i akuzojme pa fakte.Suksese ne detyren e re.

  14. Martin says:

    Perseri pyetja qendron:”A do ta luftoje dot antiterrori amerikan Nano terrorin serb Berisha?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje