Artan Hoxha: Shqiptari i “Pandoras” të tregojë shokët, kush i mori 3.6 milion euro

5 Tetor 2021, 17:58Kronika TEMA

Gazetari Artan Hoxha dha detaje në ABC News në lidhje me personazhet e politikës që mund të jenë të përfshirë në “Pandora Papers”.

Një prej personave të përfshirë aty është biznesmeni Vasil Kallupi, i cili sipas dosjeve të publikuara nga gazetarët investigativë ndërkombëtarë pak ditë më parë, rezulton të ketë paguar 3.6 milion euro ndaj një kompanie të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo shumë sipas Artan Hoxhës është pikërisht rryshfeti që është marrë nga një person i rendësishëm në vend për tenderin e dhënë ndaj kompanisë boshnjake “Energo Invest” për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.

Hoxha tha se hetimi në këtë rast nuk duhet të hetohet mbi biznesmenin, por mbi personin që mori këto para pasi sipas tij duket qartë se bëhet fjalë për një rryshfet të majmë që ka marrë një politikan i rendësishëm.

Gazetari tha se Kallupi duhet të “tregojë shokët” duke zbuluar se kush i mori ato 3.6 milion euro.

“Ne na intereson gjirizi jonë që kemi dhe unë shikoj se vëmendja është fokusuar te një kompani biznesi, tek biznesmeni Vasil Kallupi, dhe tek mbesa e gruas së tij.

Kjo është një foto e bërë në Prizren në 2013 ku sapo kishte ardhur në pushtet qeveria e majtë, ku në foto shihet Gjiknuri.

Kjo foto është bërë në një aktivitet në Kosovë për një investim energjitik, ku ne në fillim ne e penguam kur kishim PD-në në pushtet, kur erdhi PS-ja në pushtet sërish operatorin e kishte LSI-ja dhe kjo është dita kur është nënshkruar ku loti në Kosovë ju dha kompanisë kroate dhe në Shqipëri kompanisë boshnjake.

Aty është drejtori i asaj kohe, Engjëll Zeko, ministri i Kosovës Fadil Ismaijli, drejtori i kompanisë së energjitikës së Kosovës pasi ato e kanë firmosur marrëveshjen.

Por çfarë lidhje ka kjo me Pandora Paper? 13% e gjithë kontratës nuk i ka marrë Vasili, pasi gazetarët që janë marrë me këtë punë deri te Vasili kanë shkuar, por pas tij është një peshk i madh. Kompania eVasilit që ka bërë këtë punë ka paguar një shumë të konsiderueshme.

Ne akoma nuk e kemi kapur ujkun kemi vetëm gjurmën, ne duhet që të gjejmë kush i ka marrë paratë pasi Vasili ka marrë vetëm interesin e shërbimit të tij.

Kontratën e ka firmosur drejtori i OSHEE-së i joni. Por çështja është se kush është ministri, kryeministri apo politikan që i ka marrë ato. Në rastin konkret autoritete kanë mundësinë që të thërrasin biznesmenin dhe mbesën e tij të gruas për ta pyetur se kush i ka marrë ato para”, ka thënë Hoxha.

19 komente në “Artan Hoxha: Shqiptari i “Pandoras” të tregojë shokët, kush i mori 3.6 milion euro”

  1. Parate i ka marre Gjiknuri says:

    Parate i ka marre Gjiknuri- shkurt dhe paster. Pse lodheni. SPAK te filloje urgjentisht hetimet. Te thirret Kallupi me mbesen e te japin llogari. Doni peshq te medhej – keta jane. Mire qe merreni me Sal hajdutin por mos neglizhoni dhe hajdutet e PS, Ahmetaj, Gjiknuri

    Tema – kam vene re nuk i postoni komentet- mos valle ju paguan Ahmetaj, Gjiknuri? Behuni serioze se per te miren e Shqiperise i harxhojme ato pak minuta kur shkruajme.

    1. Parruca says:

      Jo i paguan Fuga, se ai eshte shefi gebelsian i propogandes. Tema dhe Shqiparja jane bere zedhenese te Fuges, ai percakton politiken editorialiste. Gjiknuri dhe Ahmetaj marrin mitën neper parajsa fiskale dhe pastaj paguajne pjesen e tyre te mitës neper te tjera llogari offshore qe i perkasin Timonierit te Perbotshem. Timonieri largpames qe nga bashi i anijes shqiptare qe ka marre uje sheh horizontet e largeta si Kolombi ne vaktit. Dhe nderkohe shtiret fiks si Birisha ne kohe te vet, me demek nuk i interesojne parate, se punon per lavdi e per te bere emer e se punon per te miren e Shqiperise. Me vjen per te vjelle nga keta te korruptuar deri ne palce!!

      1. Ilir says:

        O LLAPAQENA…. Ja pra jua publikoi “Tema”gjithe ckeni vjelle…” per te miren e Shqiperise”… LLAPAQENA dhe e keni pak???

  2. Vasil Kallepi’s life matters! says:

    Ama i doli emri ketij te “shkretit”?! Priteni tani kur te gjendet ne rrethana komplet rastesore i vetevrare me dy plumba pas qafe dhe nje thike ne shpine, pasi nuk e “perballoi dot emocionalisht perbaltjen e emrit te tij neper media”!! Vasil mor shejtan ?, biznesmen i fuqishem na dole, por gjej nje skute e “ruaju” nga “emocionet e teperta”, siguro mbrojtje nga amerikanet e “zbraze barkun” te organet e drejtesise, te mos gremisesh si shaqo bregu!!!

  3. Zoni ijes says:

    Ja ky eshte banditi me i madhe ky eshte gjobvenes i prodhesve te drogerave ne vend
    Investigimi me detaje per kete do te tregoj se sa thell i ka fut duart ne pisllekun e droges
    Muzhiku dekonspiron cdo aksuon te policis

    1. ELBASAN ARENA says:

      VASIL KALLUPI eshte dhe nenshtetas austriak. Prandaj, i takon dhe Austrisë te hetoj.
      Vasil KALLUPI ka marre thjeshte pjesen e tij si garanat qe vendosi emrin por parte kane shkuar tek Damiani. Ai eshte strumbullari i te gjithe kesaj historie.
      Arben Kraja mos te dale me per peshkim se i ka peshqi ne mes te sheshi Skendernej

      1. Tan gjithollogu says:

        Tan Hoxha gjithollog.Di gjithshka,dhe fut hundet kudo.Tregoni kush bllokoi projektin ne fillim dhe e gjeni shpejt se kush mori leket.
        4vjet u bllokua projekti nga kush?Klodiana Lala me histerizem gati sa nuk kaloi ne orgazem kur thoshte”Vasil Kallupi mik me Fatos Nanon”.Pa lidhje fare,por e vetmja lidhje eshte qe ju gjitholloge gjoja gazetare provinciale me komplekse,jeni vemje.

  4. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Germo tare germo se vasili i ka kallup floriri…
    Kur ta zbuloni ju,kallupi ka shku te kryehajdut prokuror llalla qe do kapte peshqit e medhenj.

  5. qerimi says:

    Kjo mbesa e gruas mos eshte e bija e ish kryebashkiakut te Korces? Mafios ka qene edhe ai. Mund ta vazhdoj njehere tjeter cfare benin se bashku me nenkryetarin B.Jole. Do tju tregoj sa para ju zune ne Maqedoni….Pjese duhet te jete FNano atij loby i perkisnin….Ka shume per te thene ,ja qe vjen nje dite….

  6. Jon says:

    z.Hoxha, po ju kaq kishit per detyre si gazetar qe e zbuluat, tani varet nga strukturat e specializuara. Si gjithmone z.Hoxha, ju i dini te gjitha mbasi dalin. Ndonje gje pa dale skemi marre vesh nga jo. Por keni nje talent te jastezakonshem, qe i thoni gjerat e ditura me aq pasion dhe emocion saqe njerezve ju duket sikur po i degjojne nga ju per here te pare. Me duket di filmi i pare tipi i juaj. Me ngjan me Fahri Balliun. Por ai i komunizmit, juve jeni Fahriu i demokracise. Edhe juve me pace dhe pilaf do perfundoni.

    1. Nikla says:

      E te lumte dora o Jon!vec pikes i ke ra o byrazer!!!!fiks!

  7. Kallup Noeli says:

    Po ai Noeli,sekseri, ku I coi 7 ml euro, me ke i ndau? As tv syri ska bere ndonje investigim.

  8. MAJAKOVSKI says:

    Kur edhe Vasil Kallupi nuk e di pse me duket sikur mendoj Gzim Kullufin qenka biznesmen. Ky Vasili ne vitet ‘80 ne Fakultetin Ekonomik shihej si idiot gjasme gallataxhi. Edhe kete e ka bere si gallate idioti por mbas koke do ta kete.

  9. rexha 10 says:

    Nuke jane shoke ,pore shoqet more Dritan.Pastaje mjafton te pyesesh ILIR METEN me SkenderGJinushin.mose harroni edhe carin ruse Sali Berishen.Sice e thote edhe Iliri : Pa Berishen nuke behet gje.

  10. Blushi says:

    Ska nevojë ta tregojë sepse dihet që është Tos Qorri përfituesi I parave. Vasil Kallupi në kohën e Tos Nanos erdhi me vrap nga tezgat e Vjenës dhe u bë këshilltar I parë I Bashkim Finos. Ska lënë tender pa e ngjyer hundën që ja ka zili edhe elefanti. Shiks pabyths ka qënë. Shok I Zamirit në Vjenë.

  11. Muli says:

    Po të jetë se ja ka dhënë Gjiknurit, nuk vret veten ai. Por po të jetë se paratë kanë shkuar tek sali kërma, atëherë pritni kur të dalë për gjah.

  12. Pilo Lala says:

    Ministrat dhe Drejtoret e kesaj Ministrie, deri ne vitin 2017, jane te LSI.
    Emrat vendosini vete.
    Do veje prape ne burg kunati Zhejit?

  13. taso kume says:

    Nuk ma do mendja ti ket mare ushtar GJIKNURI, me mije perqinde i ka mare KOMANDANTI, jo pa qellim ngulet kembe per vetingun kur ne SHQIPERI jane te gjithe njesoj me nje ndryshim qe juristet e rinje nuk jane te afte te fusin brenda KOMANDANTET.

  14. hyp xhixhi says:

    Shifuni buzet e presidentit dhe Saliut dhe surrati ityre tregon gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje