Ekzekutoi me plumb në kokë kunatën dhe e hodhi te Liqeni i Sharrës, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën

5 Tetor 2021, 13:05Kronika TEMA
Ekzekutoi me plumb në kokë kunatën dhe e hodhi te Liqeni i

Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi vendimin për dënim me burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën, i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij, Liri Xhepa.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 shkurt të vitit 2019, ku trupi i pajetë i Lirie Xhepës u gjet në Liqenin e Sharrës.

Xhepa u arrestua dy javë pas krimit të rëndë, ndërsa dyshohet se e vrau kunatën për motive xhelozie.

Pas krimit autori u largua në drejtim të qytetit të Peshkopisë ku kishte qëndruar në një nga hotelet e qytetit.

Xhepa u ndalua në momentin, kur ishte bërë gati për t’u larguar nga Shqipëria. Për këtë arsye u prangos edhe një miku i tij për përkrahje të autorit të krimit, cili do ta largonte me automjetin e tij në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar të Bllatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje