Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme. Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Këta dy persona janë qëlluar nga një makinë në lëvizje. Një prej tyre ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri fillimisht është plagosur dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur që t’u shpëtojë plagëve.
Mësohet se një prej viktimave të kësaj ngjarje është Ardian Çollaku, ndërsa tjetri është identifikuar si Lulzim B.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në afërsi të një karburanti tek “Rrethrrotullimi i Luleve” në hyrje të Elbasanit. Autoritetet kanë gjetur në afërsi të Metalurgjikut një automjet të djegur që dyshohet se është përdorur për të kryer vrasjen.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Paraprakisht dyshohet se ajo mund të ketë ardhur për larje hesapesh, por detaje të reja dhe më të sakta pritet që të dalin në vijim.
Në akset kryesore të Elbasanit janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve, identiteti i të cilëve nuk dihen ende.
“Bravo” cubat e Elbasanit, nga qytet te kultures, e kane transformuar ne qytet te antikultures e krimit, “bravo”. Nuk doja te ofendoja njeri por duket sikur te gjithe te mencurit kane marre arratine, kane ngelur budallenjte dhe te fortet. Me vjen ne mend nje epitet qe i vinin kesaj kategorie para 30 vjetesh por do ishte joetike per lexuesin e gazetes.