Luis Egro, 36-vjeç është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet si anëtari i pestë i bandës së trafikut të kokainës të goditur një ditë më parë nga karabinierët.
Mediat italiane bëjnë me dije se ai ndodhej në makinë me familjen e tij në momentin kur u vu në prangat e policisë. Rrjeti ishte i përbërë kryesisht nga shqiptarë dhe shiste lëndë narkotike në Aosta dhe zonat përreth.
Si pjesë e këtij grupi janë arrestuar deri më tani Angjelin Lleshi 30-vjeç, Amarildo Perloshi 34-vjeç, Elton Beleshi 39-vjeç dhe kunati i tij Leonard Vishaj 33-vjeç si dhe Diego Gustavo Corchia i vetmi italian në bandë.
Vishaj konsiderohej si korrieri i grupit dhe transportonte lëndën narkotike nga Lombardia përmes furnizuesve që ndodheshin jashtë zonës ku ata lëviznin. Hetimet kishin nisur prej nëntorit 2020.
Fytir autocthonus….. hahahaha!