Vdekjen e së bijës e mori vesh gjatë bisedës me gazetarin, nëna e ganezes së vrarë në Shqipëri: Klintoni na ka ardhur në shtëpi dhe…

4 Tetor 2021, 15:37Kronika TEMA

Megjithëse kanë kaluar disa orë nga krimi i rëndë, familjarët e 26-vjeçares ganeze të vrarë nga Klinton Pira, kanë marrë vesh vdekjen e saj përmes një telefonate nga një gazetar shqiptar.

Gazetari i emisionit “Shqipëria live” telefonoi nënën e të ndjerës, për t’i marrë një prononcim për ngjarjen e rëndë.  E shokuar nga lajmi, ajo tregon se Klintoni dhe Mili shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe kishin hyrje-dalje familjare:

“Ishte e lumtur që po vinte në Shqipëri, nuk ishte me të për dokumente, nuk e kuptoj… Klintoni na ka ardhur në shtëpi.

Ajo donte të prezantohej me familjen e Klintonit, prandaj erdhi në Shqipëri, unë isha dakord. Klintoni nuk jetonte në të njëjtën lagje me ne, punonte në kuzhinë, vajza ime ishte me shkollë, ishin shumë mirë bashkë.

Kanë pasur një sherr në “Facebook” dhe kaq. E marr në telefon por nuk ma hap, ku është telefoni tani, në polici??”

I riu ishte zhvendosur prej vitesh në zonën e Don Boskos në Tiranë, ndërsa 3 vitet e fundit kishte emigruar në mënyrë të paligjshme në Angli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje