Vëllai i gardistit të 21 janarit gjendet i djegur në banesën e tij në Mirditë

4 Tetor 2021, 15:04Kronika TEMA

Nikoll Prendi, vëllai i ish-kreut të Gardës në 21-janar, Ndrea Prendi, ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike mesditën e sotme.

Bombola në banesën e tij në fshatin Reps të Mirditës ka shpërthye e si pasojë e flakëve që “pushtuan” vendin, Prendi ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 13:40.

Nga ajo sa Report Tv ka arritur të mësojë është se Prendi ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë.

“Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40,  në fshatin Reps, Mirditë, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

1 komente në “Vëllai i gardistit të 21 janarit gjendet i djegur në banesën e tij në Mirditë”

  1. Kastriot says:

    Hiqni dore nga keta tituj o gazetare legena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje