Po ecnin në këmbë kur u ekzekutuan me armë zjarri, çfarë ndodhi në Elbasan

4 Tetor 2021, 20:42Kronika TEMA
Po ecnin në këmbë kur u ekzekutuan me armë zjarri,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme, ku dy persona janë përfshirë në një atentat me armë zjarri në “Rrethrrotullimin e luleve” pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgji.

Viktima të këtij atentati janë Lulzim Bitri 35 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend dhe Ardian Çollaku, rreth 50 vjeç, i cili pësoi vdekje klinike, por burimet tregojnë që ai është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Çollaku është një person me precedentë penalë dhe emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai është skeduar nga policia si trafikant i lëndëve narkotike.

Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë duke i pritur viktimat, të cilët janë qëlluar sapo kanë zbritur nga automjeti. Sipas dëshmitarëve është dëgjuar vetëm një e shtënë dhe pastaj breshëri automatiku.

Sipas informacioneve, një makinë është gjetur e djegur në fshatin Bradashesh, e cila dyshohet se u përket autorëve të kësaj ngjarjeje.

Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr nga një automjet duke vrarë në vend Lulzim Bitrin, 35 vjeç, ndërsa 48-vjeçari Ardian Çollaku, mbeti fillimisht i plagosur dhe pëso vdekje kliniket.

Ata ishin në këmbë, kur ndaj tyre dyshohet se u qëlluan me armë me silenciator.

Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende. Policia tha se kishte gjetur në flakë një automjet në afërsi të Metalurgjikut, që dyshohet se u përdor nga autorët.

Kush është viktima

Lulzim Bitri, 35 vjeç jetonte në fshatin Katund i ri dhe kishte precedentë penalë.

35-vjeçari kishte qenë i akuzuar si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 2018-n në Tetovë të Maqedonisë së Veriut dhe pasi kishte vuajtur dënimin, iu ishte ndaluar hyrja në shtetin fqinj.

Lulzim Bitri ishte në shoqërinë e Ardian Çollakut në afërsi të një karburanti në hyrje të Elbasanit, kur ndaj tyre u hap zjarr nga një makinë në lëvizje.

Nga të shtënat u plagos rëndë edhe 48-vjeçari Ardian Çollaku, i cili fillimisht u raportua se po ashtu kishte ndërruar jetë. Megjithatë në një përditësim të dytë për ngjarjen, Policia e Elbasanit tha se Çollaku kishte pësuar vdekje klinike. Në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, ai u transportua me urgjencë drejt Tiranës.

5 komente në “Po ecnin në këmbë kur u ekzekutuan me armë zjarri, çfarë ndodhi në Elbasan”

  1. 00-00 says:

    Bitri dhe Colloku mos jane te lindur dhe ritur ne Korce ?
    Gazetes Tema , per here tjeter jepni edhe atesine sepse emra dhe mbiemra ka mjaft raste qe jane te njejte .

  2. Tull says:

    Viktima Ardian Çollaku ne fillim te artikullit eshte 50 vjec dhe ne fund te artikullit 48 vjec.Po te ishte artikulli me i gjate viktima do ishte bebe ne bark te nënës.Ose si i themi ne Shqip do te shkonte ne te sëmës.Qe ne fakt eshte e vertete.Ai shkoi ne te semes. Artikull filozofik.

  3. Eltoni says:

    Keto Jane akte terrorist se pse në akte te tilla në qytete dhe në qendra te banume munde te vriten edhe njerze te pa fashem.. Elbasani dhe Vlora Jane kthyer në vende shume problemarike per vet shtetin keto lloje akte terroriste Jane te pa pranume

  4. Muli Noka says:

    VK harxhohen parate e taksapaguesve per te bredh me helikopter b*then e ketyre plerave. Shalla vuan gjate dhe shume para se te vdes.

  5. Kujtimi says:

    2 Viktima qe me pare kane shkaktuar vete Viktima dhe burgut i kane shpetuar…por jo plumbit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje