Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen si drejtor i Policisë së Shtetit. Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, ai ka renditur argumentet e tij për dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Sipas tij, ka ardhur koha që t’i përkushtohet familjes dhe fëmijëve, që siç thotë Veliu janë në një moshë delikate dhe në këto 4 vite i ka munguar prezenca e babait.
“Por ne këto moment kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë ne një moshë delikate e të cilëve ju kam munguar pafund këto katër vite”, argumenton Veliu.
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit rendit edhe sukseset në këtë post, duke u shprehur se ka bërë më të mirën duke menaxhuar situata të vështira.
“Për mua ka qene një nder dhe privilegj t’i shërbej vendit si Drejtues i Policisë së Shtetit për katër vitet e fundit ne një punë sfiduese e impenjative të përditshme, shpesh larg familjes e fëmijëve që kanë sakrfikikuar bashkë me mua. Jam përpjekur të jap me të mirën time dhe te forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse nga lufta kundër trafiqeve e drogës, krimit te organizuar e atij te rrugës, flukset e emigranteve apo dhe tubimet shpeshherë të dhunshme”, thote Veliu ne letren drejtuar Rames.
Letra e plotë e Veliut
I nderuar zoti Kryeminister,
Z.Edi Rama
Per mua ka qene nje nder dhe privilegj t’i sherbej vendit si Drejtues i Policise se Shtetit per kater vitet e fundit ne nje pune sfiduese e impenjative te perditshme, shpesh larg familjes e femijeve qe kane sakrfikikuar bashke me mua. Jam perpjekur te jap me te miren time dhe te forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse nga lufta kunder trafiqeve e droges, krimit te organizuar e atij te rruges, flukset e emigranteve apo dhe tubimet shpeshhere te dhunshme.
Por ne keto moment kam vendosur te mos kerkoj nje mandat tjeter dhe t’ju ofroj dorehqjen time per t’u perkushtuar me shume familjes dhe femijeve qe tani jane ne nje moshe delikate e te cileve ju kam munguar pafund keto kater vite.
Kjo ka qene padyshim pervoja me e vyer e jetes sime dhe ju falenderoj per besimin, mbeshtetjen dhe kurajon e vazhdueshme pa te cilat nuk do kishim arritur te menaxhonim me sukses kaq shume sfida. Mezi pres te punojme serish se bashku ne te ardhmen ne sherbim te vendit tone e njerezve tane.
Me mirenjohjen me te thelle e konsideratat me te larta
Rama pranon dorëheqjen
Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Shefi i qeverisë shpreh falenderime ndaj Veliut ku thotë se ruan “Konsideratë të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin”.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama. (TemA)
Po kur qenka kaq i zoti per cfar arsye e hoqe….??
Tamam leter polici. Ketu jep doreheqjen dhe nga ama tjeter shkruan qe mezi pret te punojme sebashku ne te ardhmen!!!
Cfare hipokrozie e skemash te ndyra, qe fyejne inteligjencen e opinionit publik!
Shkarkimin e ketij thuthuqi te paafte, e qe nuk duhet te ishte kurre ne krye te Policise se Shtetit,
me nje operacion gebelsian te neveritshem,
e paraqesin si Doreheqje…
Ouuuuuuu, mos, po tashti? Cfare do te bejne policet? Do te zevendsohet ky shpejt e shpejt me noi pupac tjeter apo jo? Jo per gjo, po zemerohen Sala me Lulin dhe nuk zihen mmo me njoni tjetrin.
iku nje plehre ,do vije nje plehre
Po thenia me idioteske…ju kam munguar femijeve e Matildes….sikur ne te tjereve na vjen rroga pa dale nga shtepia..beri milionat ky edhe tani do iki….po aman ore thuthuq m… mos ik!
Ku eshte klubi i sufllaqeve dhe i dhalles qe nuk ndihet fare. Paskan ik me pushime.