Skeda e shqiptarit të vrarë në Greqi: 39-vjeçari shantazhonte pronarët e “shtëpive të kuqe” në Athinë

5 Tetor 2021, 18:49Kronika TEMA

Mediat greke kanë zbardhur skedën e shqiptarit të vrarë në Athinë 2 ditë më parë, i cili u ekzekutua në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Agios Panteleimon”.

39-vjeçari i quajtur Dikenc Halili nga Tepelena ka qenë person me precedent të mëparshëm penal dhe i njohur për autoritetet greke. Në vitin 2010, atij i ishte bërë në atentat me tritol në makinë.

Në automjetin BMW X5 të 39-vjeçarit shpërtheu eksplozivi në lagjen “Metaxourgeio” më 17 Prill 2010, duke dëmtuar pjesën e përparme të fuoristradës. Shpërthimi ishte aq i fortë sa theu edhe xhamat e dyqaneve aty pranë.

Por Dikenc Halili dhe një grua që ishte në sediljen e parë të pasagjerit mundën të shpëtonin.

Në periudhën 2011-2012, Dikenc Halili ishte akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, anëtarët e së cilës kërcënonin pronarët e “shtëpive të kuqe” (siç njihen në Greqi) në Athinë për t’u zhvatur para.

Nëse pronarët nuk shantazhoheshin, ai u vendoste zjarrin bordellove, raporton e përditshmja greke “Kathimerini”.

Të gjitha këto veprime të tij dhe e shkuara e 39-vjeçarit shqiptar janë të dokumentuara në dosjet e policisë greke.

Dikenc Halili, i njohur edhe me emrin Keli, ka qenë i përfshirë edhe në rastet e trafikut të drogës në shtetin fqinj.

Hetuesit grekë besojnë se vrasja e tij ka të bëjë pikërisht me larjen e hesapeve për shkak të së shkuarës së 39-vjeçarit.

Shqiptari ka qenë në lokalin e tij pasditen e 3 Tetorit 2021 duke folur në telefon kur një person i paidentifikuar iu afrua dhe qëlloi në drejtim të tij 8 herë me armë.

39-vjeçari u dërgua i plagosur në spital, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të shumta. Ai kishte 1 plumb në kokë, 2 në bark dhe 1 në shpatull. Autori i vrasjes u arratis me makinë pas krimit.

6 komente në “Skeda e shqiptarit të vrarë në Greqi: 39-vjeçari shantazhonte pronarët e “shtëpive të kuqe” në Athinë”

  1. Neroni says:

    Hajde loqe hajde. I bente presion te tjereve duke imagjinuar se te tjeret nuk do pergjigjeshin.

  2. Tony says:

    Pushofte ne paqe ne ate bote se me kete nuk e paska njohur paqen.

  3. ***** says:

    Me ato djegiet e bordellove i ndjeri ose ka shkel ne themer ndonje klienti me pozite ose ka prekur interesa peronale te personave me pushtet. Se aktiviteti ne ato shtepi lejohej pa behej.
    Jam i bindur se shumica e gocave qe punonin aty ishin jashte deshires se tyre dhe kane shpetuar kur kane pare qe ato lloj vrimash perzhiteshin nen flak.
    Shpirti ne paqe mbret.

    1. Ana says:

      Hahaha, po ky i shkreti nuk i digjte nese pronaret e bordellove do ta doroviznin me para. Pra qellimi ishte zhvatja e punes se te tjereve perfshi dhe gocat puntore. Me siguri do ta kete vrare ndonje nga cucat qe ky pusht i ka djegur vendin e punes.

      1. ***** says:

        Shumica e punetoreve te seksit qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne shtepi publike jane te trafikuara ilegalisht ose jasht deshires.
        Cilado femer qe kerkon te perdori trupin e saj nuk e ka te nevojshme fare te hyj ne dyert e shtepive publike, por gjen 1000 menyra te tjera per te ngritur statusin e saj ne shoqeri. ?

  4. Genjejne per shqiptarin gjithcka ja ngjisin pas vrasjes qe i kane bere .
    Ai ka pas nji biznes ne mes te Athines dhe nuk e ka pas fare te nevojshem bla bla bla-te e Gerqireve .
    E kan vrare greket e pabese thjeshte se si shqiptare ka dit me ndertu jeten mes Greqirave
    e Biznes ,
    pra per xhelozi thjeshte lere cfar thone Shteti me Shkerdhate ne bote .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje