Bledi Çuçi: Veliu dha dorëheqjen, nuk i ushtruam presion

5 Tetor 2021, 22:58Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi në emisionin “Opinion” se Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij duke mohuar se është shkarkuar.

Jo, dha dorëheqjen absolutisht. Në jemi në fillimin e një mandati të ri dhe ai e ka gjykuara që të japi dorëheqjen. Por, pa diskutim është një dorëheqje jo e shtyrë apo presion, por është një dorëheqje që ai e ka marrë gjatë të ushtrimit të mandatit me sukses, sipas meje.

Unë isha në Komision Parlamentar atje një tjetër dialogu dhe shprehja u keqkuptuat nga mediat, nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Është e vërtetë që Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen e nuk është shkarkuar se nuk ka pasur arsye”-deklaroi Çuçi.

Ndërsa për emrin e ri që do drejtojë Policinë e Shtetit, Çuçi tha se do zbulohet ditën e nesërme në mbledhjen e qeverisë.

Ai nuk përjashtoi që drejtori aktual i Anti-terrorit Gledis Nano të emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. “Nano është një nga kandisurat por ne nesër mbledhim qeverinë”.

2 komente në “Bledi Çuçi: Veliu dha dorëheqjen, nuk i ushtruam presion”

  1. Interesant Ministri i bla -bla -bla-se Brendeshme ,
    nuk ka asgje ne Kontroll ne kte vend e derdellise muhabete mejhanesh .
    Nji Minister Kompetent e i afte merrej me pune jo me bla bla bla
    medieve .
    Dhe kujt ja drejton kte ” justifikimpafajesie ” ?
    A te dhjefsha trut o Min.
    Minsitria ,cilado qofte nuk duhet ti japi llogari askujt ,perse ben riorganizime dhe zevendeson
    drejtues dikastteresh o Bote bla bla bla-sh .
    Si ktheja asnji pergjigje askujt e medies ja perplasja deren surratit ,nqs do me bente pyetje te tilla
    pa sens .

  2. Patronazhisti says:

    Çuçi me baseta ’60 që kur u bë minister- no brainer- sheh nga mëngjesi në darkë filmat me robocopë. Ja ka blerë Dalina të gjithë serinë. Edhe një kostum robokopi qe mezi e vesh se se lënë basetat. E mban edhe kur fle. Ka problem se pantallonat e kane dyqanin mbrapa. Keshtu që Dalina detyrohet ta pallojë nga mbrapa ….. nejse mos kalojme ne intimitete te No- Brainer Minister. Dje padashur prishi makinen e gjobave qe e mban ne zyre. Prandaj iku Veliu se ai e donte per vehte makinen. Big time !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje