Nga Artan Didi te Veliu, fati i drejtorëve të policisë gjatë Rilindjes: Përse u dorëhoqën të gjithë dhe askush s’përfundoi mandatin 5 vjeçar?

6 Tetor 2021, 13:15Kronika TEMA

Asnjëri nga katër drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbas 2013-ës nuk e përfundoi mandatin pesë vjeçar në krye të uniformave blu.

Që të katërt të larguar përmes dorëheqjes së heshtur sapo tensionet dhe diskutimet janë mbyllur.

E tillë është edhe dorëheqja e Ardi Veliut, kryepolic nga 2018 deri në 5 tetor 2021.

Me një letër kërkese për tu dorëhequr, e bërë publike nga kryeministri, Veliu premton se nuk do kërkojë mandat tjetër të dytë, ndonëse ai  nuk arriti ta mbyllë dot as të parin që i mbaronte në shkurt 2023.

I pari ishte Artan Didi

Oficeri i karrierës Artan Didi, i njohur si një nga më të mirët e Renea-s për shkak të një operacioni për kapjen e një terroristi, kishte lënë policinë gjatë vitit 2005, atëherë kur si kryeministër ishte Sali Berisha.

Ai u rikthye për tu emëruar në krye të policisë së shtetit, menjëherë mbas dorëheqjes së Hysni Burgaj dhe e mbajti këtë detyrë nga tetori 2013  deri në 31 mars 2015. Ai dorëzoi kapelen e kryepolicit përmes një letre ku njoftonte dorëheqjen, pa u shuar ende zhurmat për mos ekzekutimin e urdhër arrestit për Mark Frrokun, një shkresë që u harrua në tavolinat e Policisë së Shtetit.

Për këtë skandal pati një përplasje me ish kreun e Interpol Artan Bajraktari, me seli në Tiranë, ndërkohë që Didi më jetëshkurtri në këtë detyrë me vetëm dy vite si kryepolic u largua në SHBA.

Me dorëheqje u largua edhe Haki Çako, një oficer policie që kishte prekur disa komisariate dhe së fundmi edhe drejtor i policisë së Lazaratit që siç duket spikati gjatë rënies së këtij fshati dhe mori stafetën në prill 2015 deri në janar 2018, ku u lirua mbas dorëheqjes kur ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj. 54 vjeçari nga Lushnja u përfol  dhe u vendos nën hetim për skandalin e Imsi Catcher, një hetim që përfundoi në gjykatë dhe dërgoi disa oficerë, njëri  prej të cilëve sipas burimeve të Gazetasi.al më vonë u largua për azil politik në Kanada.

Çako u zëvendësua për një periudhë tranzitore nga Rebani Jaupaj që qëndroi i komanduar derisa me propozim të Xhafës, mori drejtimin e policisë shqiptare Ardi Veliu, që ishte kataplutuar nga policia rrugore, në krye të policisë më të madhe në vend atë të kryeqytetit dhe më pas ju vendosën spaletat e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë.

Por edhe për Ardi Veliun, aktualisht 49 vjeç emërimi zgjati nga 2018 deri në fillim të tetorit, që siç kuptohet ka qenë muaj i vështirë për mjaft kryepolicë të tjerë. Por largimi i tij nuk ndodhi gjatë asnjërit prej skandaleve si vrasja e Klodian Rashës, protestat e dhunshme që vetë ai i përmendte në letrën e diskutuar, apo edhe akuzave  me nënën e një të mituri i cili u shoqërua dhunshëm gjatë kufizimeve të lëvizjeve nga pandemia COVID19.(SI?

8 komente në “Nga Artan Didi te Veliu, fati i drejtorëve të policisë gjatë Rilindjes: Përse u dorëhoqën të gjithë dhe askush s’përfundoi mandatin 5 vjeçar?”

  1. brahoo says:

    Nga keta vetem Artan Didi ka qene polic i vertete,te tjeret jane thjesht persona qe kane vetem kapelen

    1. Edkari says:

      Sa bukur i ka ndare 2 nga jugu e dy nga veriu.

    2. Celmeta says:

      Didi polic i vertete? E ke ne kuptim te barcaletave me polic apo si mbrojtes i ligjit?
      Se nga te 4 keta, Artan Didi ishte me i korruptuari. Ai ishte nismetari i kanabizimit te Shqiperise, bashke me Sajmirin.

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Nuk behet stani/shteti me…… lepuj/sunite!

    1. Tetovari2 says:

      Lepuri dhe unë me sunitët Mamanë!

  3. Berati says:

    Sepse te gjithe kta perveç te parit,kane bere min 10 milion euro pasuri,nga trafiqet,korrupsioni,dhe lidhjet me kriminelet me te rrezikshem

  4. Kajmakeria e Rilindjes says:

    …sepse ishin te 4 ushtaruce te partise ne pushtet qe si limonj te shtrydhur ne zgjedhje i hodhi tej pas tyre!

  5. Nje mergimtar says:

    Detyra e kryepolicit eshte e veshtire.Pikerisht mbi te mbetet pergjegjesia per zbatimin e ligjit.Ne vendin tone ku zbatimi i ligjit kalon nepermjet politikes ata jane te ekspozuar.Le te presim “neser”rreagimin opozitar,kur te mos u plotesohen tekat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje