Qytetarët në protestë për rritjen e çmimeve

6 Tetor 2021, 17:57Kronika TEMA

Qindra qytetarë kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimit të bukës, ushqimeve të shportës dhe karburanteve.

Protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë dhe bënë thirrje për uljen e çmimeve.

“Çmimet po rriten, familjet po shkojnë drejt mjerimit”, janë shprehur ata dhe kanë shtuar se kanë dalë në shesh për kërkesa ekonomike dhe jo politike.

Mes tyre kishte qytetarë të thjeshtë, aktivistë, artistë të ndryshëm si dhe funksionarë të opozitës që kishin zgjedhur të bashkohen.

4 komente në “Qytetarët në protestë për rritjen e çmimeve”

  1. Aida says:

    Bravo. Sa me shume qytetare pa bindje partiake duhet te protestojne kunder kesaj qeverie te korruptuar.

    1. Edi says:

      Moj Aida sa te ka paguar Tik Lapaj qe te ”Protestosh” ketu?Qe e mbylli protesten per 30 min se mos bente mbivendosje me Saliun nga Gjirokastra.Por te gjithe drejtorat e LSI qenkan pa buke dhe pa drita.

  2. Është krejtësisht demokratike të Protestosh për rritjen e çmimeve, por kur sheh mes dhjetëra e qindra protestuesve që ka jo pak që flasin me fjalorin tashmë të njohur të rrugës dhe Berishës e Metës, pra Opozitës PD+LSI, që mezi presin momente të tilla të ëndërrojën Pushtetin në “Tavolinë”, nuk ja vlen të dalësh në Protestë. Çmimet duhet të kthehen në vlerën e vitit 2019 ose të kompensohen me të njëjtën vlerë në përqindje të rritjes aktuale. Kjo është që duhet të bëjë Qeveria sa më parë, ndryshe situata do i dali jashtë kontrollit dhe do përfitojë aksidentalisht nga veprimet e rrugës, pikërisht “dashnorët” e fatkeqësive të këtij vendi prej 3 dekadash, Berisha e Meta dhe bishtat e tyre PD+LSI.

  3. SHUME MIRE BEJNE E POPULLI PERVEC SE TE PROTESTOJE DUHET DHE TE PUNOJE
    NE KAPITALIZEM CMIMET I VENDOS TREGU
    MBI BAZEN E KERKESEN OFERTES.
    CMIMET E DRITHERVE JANE TEPER TE ULTA DHE FSHATARI THUAJ SE NUK KA INTERES TE KULTIVOJE.
    KUR TE RRITET CMIMI I DRTHERAVE DO TE RRITET PRODHIMIT VENDAS POR EDHE BUKA
    MEGJITHATE SHTETI MUND TE NDERHYJE DUKE RRITUR PAGESEN E NDIHMES EKONOMIKEDHE PENSIONEVE. PER BUKEN NDERSA PER TE TJERAT NJERZIT DUHET TE NDERGJEGJESOHEN SE SHTETI NUK DUHET TE NDERHYJE SEPSE DEMTON SISTEMIN EKONOMIK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje