Dënimi me 2 vite burg, Llalla kërkon pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit

9 Tetor 2021, 11:27Kronika TEMA

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit që e ka dënuar me 2 vite burg për “fshehje pasurie”.

Kërkesa është argumentuar me problemet shëndetësore të Llallës dhe nevojës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.

Një ditë më parë Prokuroria e Posaçme e shpalli në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla. Pas dy javësh kërkime të dështuara nga policia brenda vendit, SPAK i përcolli Interpolit urdhrin për kërkimin ndërkombëtar të ish-prokurorit të përgjithshëm të dënuar me 2 vite burg.

2 komente në “Dënimi me 2 vite burg, Llalla kërkon pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit”

  1. Azilkerkuesi i ri ne BE! says:

    Ku do te kerkoni AZIL POLITIKE zoti Llalla!?i

  2. pjerer says:

    Ne qofte se drejtesia e re,nuk aplikon ligjet,dhe nuk ben te mundur shlyerjen e denimit per qelbesirat e korruptuar,pa asnje lloj medyshtje apo lekundje,e humbet shpresen e fundit te shqiptareve,dhe jo vetem te tyre,dhe mund te kthehet perseri nje kaos i vertet,ku asnje ska besim te drejtesa dhe kush mundet,ben vetgjyqesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje