Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mushan të Shkodrës teksa raportohet për një person të plagosur.
Policia bën me dije se rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka mbërritur për të marrë trajtim një 24-vjeçar, banues në fshatin Mushan.
I riu dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Mësohet se i plagosuri është Isak Mehmedaj dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Noftimi i policisë:
Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.