Kush janë 6 të arrestuarit për kontrabandë ilaçesh në Tiranë

8 Tetor 2021, 20:39Kronika TEMA

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve: Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Margarita Xhaxhiu 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; Jani Papuli 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh; Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie; Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Në një njoftim zyrtar për mediat, policia thotë se “arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë”. Po ashtu, autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

1 komente në “Kush janë 6 të arrestuarit për kontrabandë ilaçesh në Tiranë”

  1. bravo...... says:

    Bravo o te meshohen te jetojne me djerse o te futen ne burg. Hjadute te felliqur turp skeni mesuar se nuk mund te ecesh me vjedhje ne jetedhe cenoni jeten e atyre qe ju besojne ne shitjen e barnave tuaj.Maskarenj pthuuu ….. te gjitheve mizerje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje