Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçare të shpallur në kërkim për veprën penale të trafikimit të të miturve.
Falë një pune të mirëorganizuar të policisë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetases 33 vjeçare S.K.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve””, sipas policisë.