Gjykata e Posaçme ka vendosur që të pranojë kërkesën e SPAK-ut duke lënë në burg ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe tre vartësit e tij të cilët u arrestuan tre ditë më parë për një tender korruptiv.
Sipas SPAK, Gëllçi ka shpërdoruar detyren në këtë tender duke i shkaktuar shtetit një dëm të madh material. Në dosjen hetimore rezulton edhe një raport i KLSH-së ku renditen shkeljet e Gëllçit dhe tre anëtarëve të KVO-së, të cilët po ashtu janë arrestuar.
Sipas KLSH-së, Gëllçi ka autorizuar realizimin e tenderit për blerjen e pajisjeve të “Rtsh Agro” kur ky kanal nuk kishte marrë ende miratimin nga AMA. Madje, sipas KLSH-së, tenderi u zhvillua një vit para se AMA të jepte miratimin për ‘Rtsh Agro” dhe dy vjet para se të fillonte aktivitetin ky kanal duke nxjerrë në pah qartësisht abuzimin me detyrën nga ish-drejtori.
“Në analizë të gjithë sa parashtruam më sipër, rezulton se ish Drejtori i Përgjtshhëm i RTSH , i hetuari Thoma Gellço, ka zhvilluar një proçedurë prokurimi, për pajisje për një kanal televiziv,(RTSH AGRO) përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e këtij kanali televiziv, gati një viti përpara marrjes së miratimit nga AMA dhe 2 vjet përpara fillimit të funksionimit të këtij kanali”, thuhet në raport.
Po ashtu, KLSH ka konstatuar sipas SPAK se oferta e dhënë nga kompania e shpallur fituese nuk përmbushte kriteret dhe duhej skualifikuar që në fillim, por në vënd të këtij vendimi, Gellçi dhe tre anëtarët e KVO-së e kanë shpallur tenderin të rregullt.
cfare rezikshemerie shoqerore apo administrative kane te4 te akuzuarit qe duhet te qendrojne ne paraburgim derisa te zhvillohet gjyqi?
– Cfare demi te madhe material i paskan shkaktuar shtetit? Aparatuara ka porositur dhe aparatura kane ardher , jo bukpeshku.
-Qe AMA te jape miratimin per nje kanal televiziv, duhet qe ky i fundit te jete i pergatitur nga baza materiale!
– Jam i fejuar dhe kam bere plan te martohem pas nje viti. Keshtu qe nusja dhe fisi i saj pergatisin pajen dhe harxhojne xxx leke. Dasma per shkak tre pandemise shtyhet per dy vjet, e cfare pastaj eshte faji yne?
– Ndersa akuza e fundit nga SPAk se kompania fituese e tenderit nuk permbushte kriteret qendron derisa gjykata te vendose nese SPAK e argumenton ligjerisht apo jo. Por nuk ka pse 4 personat te rine ne paraburgi, pra ti privohet liria. SPAK kerkon te bej show!!
Akuze idiote ne fakt… kur dihet qe per te marre licence nga AMA duhen plotesuar kushtet qe percakton ligji, opara se te aplikosh
Ju dashka Sandrit te Klanit ai kanal d.m.th. …. u kuptua skema…
comleku eshte gati ta beje burgun. burgu per katnaret eshte. kjo eshte vjedhja me e vogel qe ka bere. puna eshte t’i marrin pasurine. do e ket fsheh te bacja e shtepise, si eskobari.
Te kalbet ne burg plehra . Ky eshte ai qe beri videon porno me gazetaren e TVSH.