U vetëplagos dhe inskenoi ngjarje të rreme, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

10 Tetor 2021, 13:03Kronika TEMA
U vetëplagos dhe inskenoi ngjarje të rreme, pranga 24-vjeçarit

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë ku mbeti i plagosur një 24 vjeçar dhe në fund të hetimeve arrestoi vetë të riun, i cili rezultoi se ishte vetëplagosur.

24-vjeçari kur shkoi në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore, tha se e kishin  plagosur me armë në fshatin Mushan, Shkodër,  disa persona të paidentifikuar. Nga hetimet ka rezultuar se Mehmedaj është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark.

I riu ka inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale. Në pranga ka rënë edhe 20-vjeçari  Gledos Mlloja i cili e ndihmoi të fshehë dhe të tjetërsojë të vërtetën.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur  mëngjesin e datës 9 tetor 2021, ku në spitalin rajonal shkodër u paraqit për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri 24 vjeçari, I.M, i cili deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri në fshatin Mushan, Shkodër,  nga disa persona të paidentifikuara,  nga hetimet e thelluara rezultoi se: Shtetasi I.M., është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark, jashtë rrezikut per jetën.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale“, thotë policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje