Një aksion i policisë së Durrësit i koduar “Terminali” ka vënë në pranga një 34-vjeçar në qytetin bregdetar, i cili u kap në flagrancë duke tentuar të shiste mina me telekomandë.
Paulin Deda nga Miloti u ndalua në vendin e quajtur “terminali i autobusëve” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën 2 mina me telekomandë. Këto mina, ai do t’i shiste kundrejt shumës prej 6 mijë Euro, thotë policia.
Paulin Deda është person me precedent të mëparshëm penal pasi më parë ka qenë i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Ore, para disa kohesh kapen vellane e Alketa Vejsiut po me mira. I kishte blere per te bere nje pune qe ja kishte dhene kunati per te kercenuar konkurentet e tij ne ndertim, pra ja kishte dhene porosi burri i Alketes.
Sa vjet u denua , apo nuk u denua fare se ashtu ishte nje pune?
Cfare mendon ministri i puneve te brendeshme, burri i Dalines?